Në fokus

December 24, 2018 | 11:35

Metoda më e re dhe më efikase për identifikimin e tumoreve malinje

Metodat aktuale të skanimit nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzëna dhe fëmijët për shkak të rrezatimit. Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë që identifikon sëmundjen duke monitoruar se si trupi absorbon sheqer.

Tumoret malinje konsumojnë më shumë glukozë sesa ushqime të shëndetshme për të ushqyer qelizat e kancerit që rriten me shpejtësi. Studiuesit në University College të Londrës kanë zbuluar përmes skanerit MRI se tumoret duken më të ndritshme pasi një person i sëmurë konsumon diçka të ëmbël.

Ky zbulim ofron një alternativë më të sigurt dhe më të thjeshtë për teknikat radioaktive standarde, dhe mund të jetë në dispozicion për më pak se 18 muaj. Metodat aktuale të skanimit nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzëna dhe fëmijët për shkak të rrezatimit, dhe disponueshmëria është e kufizuar në spitale dhe qendra të specializuara.

Metoda e re ndihmon në zbulimin më herët të qelizave të kancerit, gjë që kontribuon në trajtim më të suksesshëm.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top