Këshilla & Arsye

April 27, 2019 | 8:30

Metoda praktike për të shpëtuar nga njollat e djersës

Vera është stina në të cilën, përveçse duhet t’i bëjmë ballë nxehtësisë përcëlluese, duhet të jemi të kujdesshëm edhe ndaj djersës. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni nxituar për diku dhe papritur vini re se poshtë sqetullave të bluzës apo këmishës ju janë krijuar njolla nga djersa? Për të shpëtuar nga kjo, ju do arrini ta gjeni zgjidhjen me tri mënyra të thjeshta, të cilat i gjeni më poshtë.

Pudra

Pudra e bebeve thith lagështinë dhe ndalon çlirimin e tepërt të djersës. Vendosni pak pudër bebeje nën sqetulla përpara se të dilni, për të shmangur fenomenin e “pellgjeve”.

Soda e bukës

Soda e bukës bën reduktimin e faunës bakteriale, kështu që mjafton të vendosni pak nga ky komponim kimik për të hequr qafe njollat.

Uthulla e bardhë

Uthulla e bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si anti-djersa, vetëm se është tërësisht natyrale dhe miqësore me lëkurën. Mjafton aplikimi i saj përmes një topthi pambuku në pjesën e nënsqetullave, për t’i thënë lamtumirë problemit të njollave.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top