Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shpesh e menduar si një sëmundje mashkullore, por në të vërtetë vret më shumë femra në krahasim me kancerin e gjirit. Ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:
- Minimizoni përdorimin e kripës
Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
- Kryeni ushtrime gjimnastikore
Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.
- Përdorni omega 3
Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.
- Kryeni shpesh kontrollet e zemrës
Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.
- Ushqehuni me fibra
Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.
- Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt
Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
- Përdorni vitaminën D
Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.
- Lëngu i shegës
Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.
- Stresi
Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.