Mirëqenie

November 23, 2019 | 8:18

Metodat efektive që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë nga toksinat

Zorra juaj është e gjatë 5 metra, por sado e madhe të jetë, ne priremi t’i kushtojmë shumë pak nga vëmendja jonë deri në momentin që hasim probleme. Zorrët tona luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe për këtë arsye nuk duhet ta injorojmë asnjëherë.

Këto shtatë këshilla do ju ndihmojnë të mbani zorrën tuaj të pastër dhe të shëndetshme.

Shtoni Vitaminë C në dietën tuaj

Vitamina C, e gjetur në shumë fruta dhe perime, mund të ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë, sipas një studimi në vitin 2015. Pini brokoli, luleshtrydhe, dhe smoothie limoni për zorrën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm.

Përdorni probiotikë, bakteret miqësore që mbrojnë zorrën e trashë

Hulumtimet sugjerojnë që probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Këto “baktere të mira” ndalojnë inflamacionin dhe përmirësojnë konsistencën e lëvizjes së zorrëve. Nivele të larta të probiotikëve gjenden në ushqime të fermentuara si kosi grek, uthulla e mollës dhe disa lloje djathi.

Konsumoni produkte ushqimore me përmbajtje niseshteje

Niseshteja rezistente, që gjendet në ushqimet bimore si patatet, orizi, bishtajoret, bananet jeshile dhe kokrrat, e mbajnë zorrën të shëndetshme duke rritur mikroflorën e zorrëve. Gjithashtu, niseshteja rezistente zvogëlojnë rrezikun për kancer të zorrës së trashë.

Pini më shumë ujë për të rregulluar tretjen

Konsumimi i paktë i lëngjeve është një shkak i zakonshëm i kapsllëkut. Kështu që pirja e 1,5 deri 2 litra ujë në ditë mund ta parandalojë këtë. Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në plotësimin e nevojave tuaja për marrjen e lëngjeve është përfshirja e frutave dhe perimeve që kanë një përmbajtje të lartë uji, si kastravec, kungull i njomë, selino, domate, pjepër dhe luleshtrydhe.

Sigurohuni që të hani ushqime me shumë fibra

Studimet kanë zbuluar se konsumi i ushqimeve të pasura me fibra zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Për më tepër, ushqimet me fibra ushqejnë bakteret “e mira” në zorrë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit të zorrëve dhe përmirësojnë çrregullimet e tretjes si sindromi i zorrës së irrituar, sëmundja e Crohn dhe koliti ulcerativ. Disa ushqime me fibra të lartë që mund ta ndihmojnë zorrën tuaj të trashë janë mjedrat, bizelet jeshile, brokoli, thjerrëzat, fasulet dhe drithërat.

Çajrat bimorë mund të ndihmojnë tretjen përmes zorrës së trashë

Çajrat bimorë thuhet se janë të dobishëm për pastrimin e zorrës suaj. Sipas një studimi të kryer nga studiuesit australianë, ekziston një lidhje midis konsumit të çajit bimor dhe një rreziku më të ulët të kancerit të zorrës së trashë. Bimët laksative si frutat e pyllit, aloe vera, dhe xhenxhefili mund të ndihmojnë kundër kapsllëkut, por sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këto barishte, pasi ato ndonjëherë mund të jenë të dëmshme.

Provoni ujë të kripur

Një studim i vitit 2010 vërtetoi që uji i kripur pastron zorrën e trashë kur shoqërohet edhe me ushtrime si joga. Provoni këtë: Çdo mëngjes, para së të hani diçka përzieni 2 lugë çaji kripë në një gotë me ujë të vakët. Piheni atë shpejt dhe përsëriteni procesin edhe në mbrëmje.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top