Këshilla & Arsye

February 20, 2019 | 8:53

Metodat efikase për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme

Ka shumë metoda që të ndihmojnë për të humbur kilet e tepërta, por pa harruar se ato do të bëjnë të ndihesh i uritur dhe i pafuqishëm gjatë gjithë ditës.

Sipas revistës së shëndetit ”Healthline” janë tre hapa efikas që do ju ndihmojnë të largoni nga trupi kilet e tepërta, por mbi të gjitha në mënyrë të shëndetshme. Këto janë 3 hapat e thjeshtë që do ju sjellin në format e dëshiruara:

Zvogëlimi i sasisë së sheqernave dhe karbohidrateve

Kur ta bëni këtë niveli i urisë bie dhe ju do të konsumoni shumë më pak kalori. Tashmë trupi juaj në vend që të djegë ushqimet e konsumuara do të djegë yndyrat e ruajtura. Konsumimi i pakët i karbohidrateve stimulon trupin në shkarkimin e ujërave të tepërta dhe të panevojshme.

Konsumoni proteina, perime dhe yndyra të mira

Secili vakt që do të konsumoni duhet të përmbajë proteina dhe perime me pak karbohidrate. Ushqimet që ju ndihmojnë të përfitoni proteinat janë vezët, peshku, pula dhe mishi.

Brokoli, spinaqi, lulelakra, domatet, sallata jeshile, kastraveci, lakrat janë ndër perimet që duhet t’ju shoqërojnë në ditët e pastrimit të trupit.

Ushtrohuni të paktën tre herë në javë

Nëse i përmbaheni një regjimi të shëndetshëm ushqimor do të keni mjaftueshëm energji për t’u ushtruar të paktën 3 herë në javë. Kombinimi i ushqimit të shëndetshëm me ushtrimin sistematik do e bëjë më të lehtë rrugën tuaj drejt formave të dëshiruara.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top