Këshilla & Arsye

June 15, 2019 | 8:14

Metodat më efektive për të shmangur njollat e shkaktuara nga dielli

Sapo ka nisur sezoni i plazhit dhe një ndër shqetësimet kryesore për pushuesit që zgjedhin bregdetin këto ditë të nxehta është dëmtimi që i shkaktohet lëkurës nga dielli. Nëse nuk preferoni të zgjidhni kremra të ndryshëm për të evituar njollat e lëkurës që shkaktohen nga dielli, më poshtë keni disa metoda të thjeshta të cilat mund t’i praktikoni në kushte shtëpie dhe që ju ndihmojnë të shmangni dëmtimin e lëkurës nga rrezet e forta.

Limoni është një zbardhues natyral i vlefshëm për njollat kafe: mjafton të marrim vetëm gjysmën e limonit, të derdhim mbi të pak kripë dhe fshijmë lehtësisht për rreth një minutë zonën e prekur. Më pas, shpëlahet me ujë të ngrohtë. Përsëriteni çdo natë para gjumit për të paktën dy javë.

Aloe Vera Gel – Aplikoni në zonat e prekura xhel të freskët Aloe Vera, fërkojeni me kujdes për rreth një minutë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Vaj i bajames së egër – Edhe vaji i bajames së egër ofron zbardhje të mirë të njollave kafe: vetëm aplikojeni në zonat e errëta të fytyrës 2 herë në ditë.

Gjalpë kakao – Merrni një losion që përmban gjalpë kakao 100%, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.

Vaj sandali dhe ujë trëndafili – Përgatitni një përzierje me 100 ml ujë trëndafili me 5 ml vaj esencial sandali. Aplikojeni mbi zonën e prekur dhe lëreni për të paktën 15 minuta.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top