Këshilla & Arsye

February 12, 2019 | 10:33

Metodat më efektive për t’u dobësuar kur jeni mbi 40-vjeç

Metabolizmi ynë ngadalësohet me rreth 5% për çdo dekadë të jetës sonë, pasi kemi arritur moshën 40 vjeçare. Kjo do të thotë që mesatarisht, gratë duhet të heqin 100 kalori nga dieta e përditshme për të mbajtur të njëjtën formë trupi. Sidoqoftë, ka mënyra të tjera më të lehta dhe madje edhe të habitshme për t’i djegur ato kalori.

  1. Bëni ushtrimet e duhura

Me ngadalësimin e metabolizmit është e rëndësishme që jo vetëm të përfshini në përditshmërinë tuaj 30 minuta kardio, por gjithashtu të përfshini edhe 4 deri në 5 sesione stërvitore rezistence në javë.

Ecja së paku 10.000 hapa në ditë është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar metabolizmin tuaj, për të qëndruar në formë dhe për të ngritur humorin.

  1. Vendosni qëllime realiste

Pa marrë parasysh sesa tërheqëse mund të tingëllojë humbja e gjysmës së peshës suaj në një javë “me një dietë magjike /pilulë/ korse holluese“, ju me siguri e kuptoni se nuk është realiste. Për më tepër, edhe sikur diçka e tillë të ndodhte me ty, do të bënte më shumë dëm sesa dobi në trupin tënd.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të synoni të humbni deri në 1 kg në javë për t’i kursyer vetes stresin fizik dhe emocional lidhur me humbjen e shumë peshe, shumë shpejt. Ky është një qëllim i shëndetshëm dhe i arritshëm që gjithashtu do t’ju ndihmojë të ndërtoni zakone të shëndetshme jetese (si të ngrënit dhe të ushtruarit siç duhet) dhe të qëndroni në formë për një afat të gjatë. Përveç kësaj, nuk do t’i bëjë dëm trupit tuaj!

  1. Merrni vitaminat

Trupi ynë ka nevoja të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës. Për gratë mbi 40 vjeç, është e domosdoshme përfshirja e kalciumit, vitaminës B12, kaliumit, magnezit, vitaminës D, Omega-3 dhe probiotikëve në dietën e tyre.

Dhe kjo nuk duhet të jetë një gjë e keqe ose e pakëndshme, pasi Kaliumi, për shembull, mund të gjendet në avokado, kajsi të thata dhe sigurisht në banane dhe të gjitha këto kanë shije të mirë! Kalciumi mund të nxirret nga bajamet dhe kosi, dhe ju mund të merrni dozën e nevojshme të vitaminës D thjesht duke marrë rreze!

  1. Respektoni oraret

Të ushqyerit rregullisht, por shpesh, duhet të bëhet prioritet. Kapërcimi i vakteve e çrregullon metabolizmin tuaj: trupi juaj merr sinjalin se duhet filluar grumbullimi i kalorive në vend të djegies së tyre dhe ju merrni të kundërtën e asaj që keni shpresuar.

Dhe mos harroni se ngrënia e një mëngjesi të mirë është fitmprurëse, pasi trupi juaj e përpunon për gjithë ditën, ndërsa të ngrënit natën vonë është e dëmshme si për stomakun ashtu edhe për peshën tuaj.

  1. Mos harroni të pushoni

“Gjumi i bukurisë” nuk është vetëm i mirë për lëkurën tuaj, por gjithashtu ndihmon trupin tuaj që të qëndrojë më i shëndetshëm dhe në formë!

Hulumtimet tregojnë se privimi i gjumit nxit trurin tuaj për të marrë vendime të këqija (ngrënia e ushqimeve të shpejta, mosbërja e ushtrimeve) plus çrregullon hormonet e urisë dhe plotësisë, ghrelin dhe leptin, që do të thotë që ju mund të tejngopeni lehtë dhe të mos e kuptoni!

Ndaj, largojeni telefonin dhe kompjuterin tuaj para gjumit dhe jepini vetes sa më shumë gjumë që të mundeni!

  1. Fikeni ngrohësen!

Sado e habitshme që mund të tingëllojë, kjo është e vërtetë: temperaturat më të ftohta na ndihmojnë të djegim yndyrën edhe kur flemë, sepse trupi ynë duhet të “punojë më shumë” për të qëndruar ngrohtë.

Të rriturit kanë 2 lloje yndyrash: një e keqe e bardhë dhe një ngjyrë kafe e mirë. Yndyra kafe është përgjegjëse për djegien e kalorive dhe gjenerimin e nxehtësisë. Kur shtëpitë tona bëhen më të ngrohta, niveli i aktivitetit të yndyrës kafe ndalon. Shkencëtarët këshillojnë që temperatura e shtëpisë tuaj të jetë 19º. Kjo mund të jetë një mënyrë vërtet interesante për të humbur disa kilogramë!

  1. Pini mjaftueshëm ujë

Nëse jeni të prirur ndaj fryrjes, mos bëni gabim të minimizoni pirjen e ujit. Kjo pasi pirja mjaftueshëm e ujit do t’ju ndihmojë të përballeni me këtë problem, si dhe të rrisni sasinë e kalorive që digjni.

Uji gjithashtu ndihmon detoksifikimin e trupit tuaj. Pirja e një gote uji para një vakti zvogëlon oreksin tuaj dhe numrin e kalorive që konsumoni. Pirja e ujit të ftohtë do t’ju ndihmojë të digjni disa kalori shtesë pasi trupi juaj do të përdorë energji për ta ngrohur atë.

  1. Kontrolloni shëndetin tuaj!

Ndonjëherë kur jeni mbi 40 vjeç dhe ende nuk po humbni peshë pavarësisht të gjitha përpjekjeve, kjo do të thotë që mëlçia juaj ka nevojë për detoksifikim ose ju duhet të kujdeseni për gjëndrën tiroide.

Natyrisht mund të ketë shkaqe të tjera, por ato të dyja kanë tendencë të jenë më të zakonshmet. Nëse është kështu, duhet të flisni me mjekun tuaj. Për mëlçinë tuaj, mund të jetë e mjaftueshme një ndryshim i stilit të jetesës dhe dietës, ndërkohë që problemet e tiroides janë më komplekse, por megjithatë duhet t’i keni kujdes.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top