Mirëqenie

October 22, 2019 | 10:12

Metodat më të mira dhe mjaft efektive për parandalimin e rënies së qepallave

Një vështrim i bukur, plot dritë, jetë dhe optimizëm, na tregon më të rinj, më të fortë dhe sigurisht më inteligjentë. Lëkura në zonën përreth syve është e hollë dhe transparente, pra shumë e ekspozuar ndaj agresionit të agjentëve të brendshëm dhe të jashtëm, për këtë arsye kjo është edhe pjesa më e brishtë dhe delikate e fytyrës.

Pesha e viteve që kalojnë, ekspozimi i vazhdueshëm dhe i tepruar ndaj rrezeve të Diellit, predispozimi gjenetik, dhe ndonjëherë edhe stresi, shkaktojnë një rënie dhe varje të qepallës, e cila manifestohet me shtim të lëkurës në pjesën e sipërme të syrit dhe me formimin e “qeskave” në pjesën e poshtme të tij. Qepallat e varura dhe qeskat poshtë syve, përveçse komprometojnë aspektin fizik të gjithë fytyrës duke prezantuar një vështrim të lodhur, pa dritë dhe jetë, mund të shkaktojnë edhe një zvogëlim të fushëpamjes së syrit. Shpesh këto inestetizma janë të pranishme për shkak të faktorëve gjenetikë, për këtë arsye korrektimi me anë të kirurgjisë estetike mund të këshillohet edhe në moshë të re.

Shkaktarët

Humbja e elasticitetit të lëkurës dhe tonit të muskujve rreth syve është e pashmangshme me kalimin e viteve. Si pasojë na krijohet lëkurë e varur në qepallat e sipërme dhe rrudha të thella në pjesën e poshtme të syrit. Qepallat janë pjesë e një unaze me muskuj që rrethon sytë. Është pikërisht kjo unazë që bën të mundur hapjen dhe mbylljen e syve.

Pesha e qepallës së varur gjithashtu mund t’i lodhë muskujt e syrit dhe të shkaktojë varjen e tyre, duke bërë të pamundur vendosjen e grimit si dhe probleme të tjera. Kurse yndyra e depozituar poshtë syve mund të japë pamjen e qeskave të fryra dhe efektet mund të përkeqësohen prej qëndrimit të tepërt në diell, pirjes së duhanit apo faktorëve të trashëguar. Qepallat që varen janë një problem që është pak më serioz se sa mund të duket. Jo vetëm që na bën të dukemi më të moshuar, por gjithashtu mund të çojë në sëmundje serioze të syrit dhe në përkeqësimin e shikimit.

Për të parandaluar problemet e syve të shkaktuara nga rënia e qepallave, më poshtë po japim disa këshilla shumë të dobishme që mund t’i përdorni me lehtësi çdo ditë në shtëpi.

  1. Bustina çaji kamomili

Kamomili ka veti antiinflamatore që ndihmojnë në trajtimin e qepallave të rëna. Pasi t’i bëni vetes një çaj kamomil, ftohni dy bustina çaji dhe vendosini ato në sytë tuaj për 15-20 minuta. Nëse paraprakisht i vendosni bustinat në frigorifer, do të keni një efekt shumë të këndshëm freskues.

  1. E bardha e vezës

E bardha e vezës tendos dhe forcon lëkurën tuaj. Sigurohuni që lëkura e qepallave tuaja të jetë e pastër dhe e thatë, të aplikoni një sasi të vogël të të bardhës së vezës dhe prisni derisa të thahet. Pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë. Ju do të jeni në gjendje të shihni rezultatet menjëherë.

  1. Akulli

Akulli ngushton enët e gjakut dhe zvogëlon rënien e qepallave tuaja. Ju vetëm duhet të aplikoni kube akulli në qepalla dhe do ta shihni efektin në një kohë shumë të shkurtër.

  1. Hani rrush

Rrushi përmban elemente që parandalojnë ose ngadalësojnë procesin e plakjes qelizore. Ndaj, mos e nënvlerësoni dhe shtojeni atë në dietën tuaj të përditshme për t’u dukur më të rinj.

  1. Kastraveci

Është një ilaç shumë i njohur dhe me të vërtetë funksionon. Kastravecët janë të pasura me acid kafeik dhe acid askorbik që reduktojnë inflamacionin dhe forcojnë lëkurën tuaj. Thjesht vendosni dy feta të ftohta kastraveci mbi sytë, qetësohuni për 15-20 minuta, largojini fetat dhe shijoni lëkurën tuaj të freskët dhe që shkëlqen.

  1. Ushtrimi

Ja cili është ushtrimi që ju ndihmon për të forcuar qepallat tuaja. Mbyllni sytë dhe vendosni gishtat tregues nëpër secilën qepallë. Ngrini bërrylat. Numëroni në 5 dhe në çdo numërim butësisht ushtroni pak presion në qepallat tuaja. Kur të numëroni në 5, përpiquni të hapni sytë me disa presione të aplikuara ende. Përsëriteni atë 10 herë.

  1. Flini mirë

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, do të jeni të stresuar dhe sytë tuaj do të lodhen. Kjo do të rrisë shanset për rënien e qepallave. Për ta shmangur këtë duhet të shkoni në shtrat më herët dhe të flini mjaftueshëm orë sa keni nevojë që të ndiheni të freskët dhe të çlodhur.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top