Këshilla & Arsye

April 22, 2019 | 10:11

Metodat më të mira, për kocka të shëndetshme në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementët kryesorë të një jetese të shëndetshme. Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë dendësi kockore. Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Sipas ekspertëve lajmi i mirë është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Ja gjithçka që ju nevojitet për t’u përkujdesur për kockat pavarësisht moshës.

Kalciumi dhe vitamina D

Kalciumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij. Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë. Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalcium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalcium në ditë. Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e duhur

Kalciumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota. Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat. Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjithë ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq. Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda. Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve etj.

 

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top