Këshilla & Arsye

April 15, 2019 | 13:11

Metodat më të mira për të mbrojtur fëmijët nga ftohjet pranverore

Ditët janë zgjatur, por moti po përpiqet të stabilizohet në temperatura më të buta. Kështu edhe pse pranvera ka ardhur, disa sëmundje mbeten ende “nëpër këmbë” për fëmijët, të tilla si ethet dhe ftohjet. Këtu janë masat paraprake që duhet të ndërmerren për të parandaluar këto çrregullime. Këto janë sjellje të lehta për t’u ndjekur, por ndërkohë lejojnë fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm edhe në këtë sezon të karakterizuar zakonisht nga ndryshimet e temperaturave dhe reshjet.

Shumë aktivitet fizik

Para së gjithash është mirë të dimë se të luajturit jashtë është një aktivitet i shëndetshëm, shumë i rëndësishëm si tek fëmijët e shëndetshëm ashtu edhe tek ata që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Aktiviteti gjithashtu përfaqëson një formë të vlefshme parandalimi të obezitetit sepse kontribuon, nëpërmjet rritjes së harxhimit të energjisë, në zvogëlimin e masës së yndyrës dhe forcimin e masës muskulore. Së fundmi, është një mjet themelor për zhvillimin e duhur të kockave.

Kujdes ndaj veshjeve

Gjatë ditëve të ngrohta të pranverës, duhet të zgjidhni me kujdes veshjet e fëmijëve, të cilat nuk duhet të jenë shumë të rënda. Shkurtimisht, përshtatini me temperaturat e reja. Mos harroni t’u jepni menjëherë një peshqir pasi kanë luajtur dhe janë djersitur, sepse rrezikojnë të ftohen. Është një ide e mirë t’i jepni ujë për të pirë dhe t’i lyeni me spraj kundër mushkonjave në pjesët e ekspozuara.

Ndryshoni dietën

Në pranverë është e nevojshme të modifikohet dieta e fëmijëve, e cila duhet të bëhet më e lehtë dhe të pasurohet me vitamina. Me ardhjen e temperaturave pediatrit këshillojnë t’i kushtoni vëmendje perimeve të palara dhe vezëve të papërpunuara të cilat, nëse nuk janë vërtet të freskëta, mund të shkaktojnë helmim serioz të ushqimit.

Kapele dhe krem dielli

Megjithëse ekspozimi ndaj diellit rekomandohet gjithmonë sepse rrit prodhimin e vitaminës D, këshillohet t’i mbroni fëmijët nga rrezet e diellit në pranverë. Gjithmonë përdorni një krem mbrojtës dhe mbroni kokën me një kapelë.

Jo antibiotikëve

Ndryshimet e mëdha të temperaturave në pranverë mund të shkaktojnë sëmundje tek fëmijët. Në fakt, ato shpesh favorizojnë shpërthimin e ftohjeve dhe episodet e ethshme që shpesh shërohen brenda pak ditësh. Është mirë të shmanget përdorimi i antibiotikëve sa më shumë që të jetë e mundur.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top