Këshilla & Arsye

May 31, 2019 | 9:50

Metodat më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe eliminuar venat me variçe

Qarkullimi i duhur i gjakut është thelbësor për shëndetin e mirë, sepse përmes tij ushqyesit, mineralet dhe oksigjeni arrijnë në pjesë të ndryshme të trupit. Për më tepër, qarkullimi i mirë stimulon rritjen e qelizave dhe funksionimin e organeve.

Qarkullimi i dobët ka pasoja mbi trurin, zemrën, mëlçinë dhe veshkat dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e problemeve të shumta shëndetësore, siç janë venat me variçe. Më poshtë sugjerojmë disa metoda për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik. Kjo është mënyra më e mirë për të nxitur qarkullimin e mirë. Nuk është e nevojshme të bëhen aktivitete konkurruese: ushtrime të thjeshta aerobike janë të mjaftueshme. Edhe ecja për 30 minuta në ditë mund të ndihmojë, si dhe aktivitete si vrapimi dhe çiklizmi.

Masazhet. Ato ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut në zonat më të zymta, duke zgjeruar enët e gjakut. Zgjidhni një vaj sipas dëshirës dhe bëni masazh në këmbë, nga poshtë lart, drejt zemrës, për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe limfatik.

Hidroterapia. Është një metodë tjetër e thjeshtë dhe efektive për të përmirësuar qarkullimin. Ndihmon për të zgjeruar enët e gjakut dhe për të promovuar atë. Zhytuni në një banjë të ngrohtë disa herë në javë.

Shafrani i Indisë. Është një erëz e shkëlqyer që ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve dhe pllakave në arterie. Sipas një studimi të vitit 2012, kurkumi ka një ndikim në qarkullimin e gjakut, njësoj si aktiviteti fizik.

Speci djegës. Përmban kapsaicin, një përbërës që ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut, forcimin e arterieve dhe kapilarëve. Përzieni gjysmë luge çaji spec djegës me 2 lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe piheni dy herë në ditë.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top