Konsumoni gjëra të hidhura e të tharta
Enzimat e tretjes janë esenciale për ndarjen dhe thithjen e ushqimit, dhe ushqimet e hidhura dhe të tharta natyrisht stimulojnë ato lëngje tretëse. Përpiquni të shtoni uthull ose limon në sallata të ndryshme.
Ushqimet pikante
Xhinxheri mund të qetësojë një stomak të acaruar, si dhe të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet e tretjes, të përzierat dhe fryrjen. Farat e koprës janë një tjetër ndihmesë fantastike e tretjes, e përdorur tradicionalisht për mijëra vjet në ilaçet kineze, indiane dhe perëndimore. Ato përmbajnë komponime që mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve të lëmuar në traktin e tretjes.
Lëvizni pak
Nëse jeni të ngadaltë, tretja juaj do të jetë gjithashtu e ngadaltë. Ushtrimi i rregullt stimulon tkurrjen natyrale të muskujve të zorrëve, duke ndihmuar që të lëvizni ushqimin përmes sistemit tuaj të tretjes në mënyrë më ritmike.
Hidratohuni
Nëse nuk pini ujë sa duhet, trupi do të marrë lëngjet e ushqimeve që keni konsumuar, duke e bërë të vështirë jashtëqitjen e tyre, gjë që çon në kapsllëk.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.