Dhimbja e dhëmbëve mund të shoqërohet me dhimbje të tmerrshme koke, inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe pas këtij problemi mund të fshihen shumë arsye, ashtu si për fat ekzistojnë shumë metoda kuruese në kushte shtëpie.
Deri në momentin kur ju do të lini një takim tek dentist përpiquni të qetësoni dhimbjen me këto mënyra natyrale.
1) Gargarë me ujë të kripur. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste është gargarë me ujë të kripur. (një gjysmë lugë çaji kripë e tretur në një gotë me ujë).
2) Vaji karafilit vret bakteret dhe ka një efekt mpirës. Ju mund të aplikoni direkt vajin e karafilit në dhembin që ju dhëmb dhe do të shihni që brenda një kohe të shkurtër do të ndiheni më të qetë.
3) Pastë e bërë në kushte shtëpie. Digest Reader’s rekomandon të përzieni në mënyrë të barabartë pak xhinxher pluhur dhe spec djegës. Shtoni dy tre pika ujë derisa pluhurat të përzihen dhe këtë masë vendoseni në vendin ku ndjeni dhimbje.
4) Provoni një qese çaj. Vendosja e qeseve të përdorura të çajit në vendin ku ndjeni dhimbje do t’i lehtësojë këto të fundit! Rekomandohet çaji i zi sepse përmban tanin që ka veti anti-inflamatore.
5) Qepë. Përtypni një copë qepë për 2-3 minuta pasi lëngu i saj ndihmon në eliminimin e mikrobeve
6) Kompresat e ftohta. Këto shërbejnë për lehtësimin e përkohshëm të dhimbjes dhe ënjtjes.
7)Kripë dhe piper. Pasta e krijuar nga masat e barabarta të kripës dhe piperit të bashkuara me pak ujë mund të qetësojnë dhimbjen e dhëmbit.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.