Këshilla & Arsye

February 21, 2019 | 11:15

Metodat natyrale për kujdesin e fytyrës dhe për të qëndruar të rinj pa shpenzuar shumë

Aknet janë një nga papërsosmëritë më të këqija. Këtu janë disa metoda për t’i luftuar ato natyrshëm.

Limoni ka një aftësi të fortë për të pastruar lëkurën dhe në të njëjtën kohë zvogëlon poret duke i dezinfektuar ato. Përdorimi me moderim, mund të luftojë aknet, por gjithashtu mund të parandalojë edhe shfaqjen e tyre. Para se të shkoni për të fjetur, vendosni pak lëng limoni në zonat me akne dhe prisni 15 minuta deri sa të thahet. Duhet të tregohet kujdes, pasi nëse kini lëkurë të thatë, të dehidratuar ose të ndjeshme, ky ilaç natyral mund të krijojë komplikacione.

Mustarda përmban vetëm acid natyral salicilik, një komponent thelbësor për trajtimin e akneve. Për aplikimin, thjesht zieni disa fara mustarde, ku më pas lëngun e përftuar do ta aplikoni në fytyrë dhe do ta mbani për të paktën 30 minuta.

Sodë buke mund të jetë një tjetër alternativë: përzieni mirë në një tas një lugë gjelle sodë me një lugë gjelle uji, masën e përftuar aplikojeni tek aknet dhe lëreni të veprojë për çerek orë.

Falë vetive antibakteriale, hudhra është veçanërisht e efektshme kundër akneve. Fërkoni me hudhër për disa minuta, zonat e ndezura dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes lani me kujdes fytyrën.

Sasi të vogla të pastës së dhëmbëve (jo fluoride) mund të përdoren në akne, është i rëndësishëm masazhimi i butë gjatë aplikimit. Lëreni pastë dhëmbësh të veprojë për disa orë, por nëse keni lëkurë delikate, mbani atë rreth gjysmë ore.

Rrudhat: për të luftuar ato, ne sugjerojmë një anti-rrudhë të bërë vetë dhe që ka në bazë të saj banane dhe limoni.

Shtypni një gjysmë banane të pjekur në një tas dhe shtoni disa pika limoni, përziejeni mirë dhe vendosni përzierjen në fytyrë dhe qafë për rreth 20 minuta, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. Kjo është një maskë e shkëlqyer ekonomike dhe efektive.

Rrudhat e syve: largohen menjëherë me majdanoz. Për të përgatitur një locion kundër rrudhave, vendosni një grusht gjethe majdanoz në një gotë ujë të ftohtë për 24 orë. Filtroni lëngun dhe përmes një garze lyeni rrudhat rreth syve.

Tonifikimi i mollëzave: një ushtrim i thjeshtë i fytyrës është i mjaftueshëm. Këtë ushtrim të thjeshtë mund ta bëni çdo ditë para pasqyrës dhe do të përmirësoni konturin e fytyrës dhe do të tonifikoni mollëzat.

Ja si duhet të veproni: bëni zanoren “O” me buzët tuaja, shumë të hapura dhe menjëherë më pas bëni një “A” të madhe. Përsëriteni këtë ushtrim dhjetë herë. Në fund të ushtrimit, thith faqet, duke bërë të ashtuquajturën “fytyrë peshku”, dhe mbajeni këtë pozicion për rreth njëzet sekonda.

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top