Funksioni kryesor i mushkërive, organ i frymëmarrjes, është të përthithë oksigjenin e ajrit që marrim nëpërmjet frymëmarrjes dhe të nxjerrë jashtë dioksid karboni nëpërmjet frymënxjerrjes. Duke qenë se mushkëritë nuk pushojnë kurrë, është e rëndësishme t’i mbani ato të shëndetshme.
Pastrimi i vazhdueshëm i mushkërive është një praktikë e mirë. Një pastrim i mushkërive ndihmon në detoksifikimin dhe pastrimin e mureve të brendshme të gypave të frymëmarrjes të degëzimeve bronkiale dhe mushkërive, të cilat shpesh kanë një akumulim të toksinave mjedisore, organizmave të dëmshëm dhe irritues.
Gjithashtu ky proces ndihmon në funksionimin normal të mushkërive, zvogëlon çdo ënjtje dhe inflamacion, dhe rinovon vitalitetin dhe fuqinë e mushkërive. Për më tepër, ndihmon në pastrimin e mukozës nga rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri. Ai madje ndihmon në trajtimin e bronkitit kronik, astmës, infeksionet e fytit, si dhe të frymëmarrjes.
Pastrimi i mushkërive nuk është një proces shumë i ndërlikuar. Ju mund ta bëni lehtë me disa produkte që mund t’i keni në shtëpi. Ne po ju japim disa mënyra shumë të thjeshta për të pastruar dhe detoksifikuar mushkëritë tuaja nga toksinat e ambientit, alergenët, duhani apo faktorë të tjerë, sidomos astma.
- VAJ RICINI
Për pastrimin e mushkërive, ju mund të përdorni vajin e ricinit që keni në shtëpi. Vaji i ricinit stimulon eliminimin e mbetjeve dhe ndihmon nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë, mitra, sistemi i tretjes dhe mëlçia. Me anë të këtij procesi do të ulet dhe inflamacioni dhe do përmirësoni qarkullimin limfatik.
– Zhysni një copë stofi prej leshi në një filxhan vaj të nxehtë ricini.
Shtrihuni në një copë plastmasi të madhe. Vendosni stofin e leshtë të njomur mbi kraharorin dhe anët, duke mbuluar zonat e mushkërive. Mbulohuni me një plastmas të madh. Mbajeni këtë pjesë të ngrohtë duke e mbuluar me batanije elektrike ose me një borsë për 1-2 orë.
Së fundmi, bëni një banjë me ujë të ngrohtë për të larguar vajin nga trupi. Përsëriteni 2 herë në javë për të paktën një muaj dhe do ta shihni që frymëmarrja juaj do të jetë më e pastër. Vaji i ricinit ka thithur përmes stofit toksinat nga mushkëria, në lëkurë, në stof.
- RIGONI
Rigoni është i pasur me komponime si carvacrol dhe terpenes që veprojnë si elemente pastrues të mushkërive. Kjo barishte mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbingarkesës në mushkëri, dhe përmirësimin e qarkullimit të ajrit dhe shëndetin e sistemit tuaj të frymëmarrjes.
– Pini 2 gota çaj rigoni çdo ditë kur vuani nga astma ose probleme të tjera të frymëmarrjes. Ju mund ta bëni çajin duke futur rigon të freskët ose të thatë në ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.
– OSE: Për të detoksifikuar mushkëritë tuaja, shtoni disa pika vaj rigoni në një gotë me qumësht të ngrohtë ose çaj dhe pijeni të paktën një herë në ditë.
– Gjithashtu, përdorni rigon të freskët ose të thatë për gatim.
- XHENXHEFIL
Ju gjithashtu mund të përdorni xhenxhefil për të detoksifikuar mushkëritë tuaja. Ai përmban disa komponime kimike që ndihmojnë mushkëritë të funksionojnë në mënyrë më efektive duke eliminuar ndotësit e ajrit nga tubat e frymëmarrjes para se të irritojnë mushkëritë. Gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.
– Pini 2 deri në 3 gota çaj xhenxhefili çdo ditë për të patur mushkëri të forta.
Për të bërë çaj, vloni 1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë në 1 ose gjysmë gote me ujë. Lëreni që të ziejë për 5 deri në 10 minuta. Kullojeni atë dhe shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë për shije.
– Përfshini xhenxhefil të papërpunuar nëpër gatime.
Ju gjithashtu mund të merrni një shtesë pas konsultimit me mjekun tuaj.
Shënim: Njerëzit që marrin medikamente për zemrën ose presionin e lartë të gjakut duhet të shmangin marrjen e xhenxhefilit të tepërt.
- NENEXHIKU
Nenexhiku është një tjetër mundësi e mirë për pastrimin natyral të mushkërive tuaja. Nenexhiku dhe vaji i tij përmbajnë mentol që ndihmon muskujt e lëmuar të traktit respirator të relaksohen. Kjo nxit frymëmarrje më të lehtë dhe ndihmon në pastrimin e çdo bllokimi të sipërm të frymëmarrjes .
– Për mushkëri të forta, përtypni 3 deri në 5 gjethe nenexhiku çdo ditë.
– Për të trajtuar kongjestionin, shtoni disa pika vaj nenexhiku në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe thithni avullin.
– Ju gjithashtu mund të pini 2 gota çaj të kësaj barishteje çdo ditë.
Për të bërë çaj, shtoni 1 lugë çaji gjethe të thata në një gotë me ujë të nxehtë. Mbulojeni dhe lëreni për 5 deri në 10 minuta.
Shënim: Mos e përdorni këtë barishte nëse keni gurë në tëmth.
- VAJ EUkALIPTI
Vaji i eukaliptit është shumë i dobishëm për mushkëritë për shkak të vetive të tij të fuqishme dekongestante, antiseptik dhe sekretuese. Ky vaj mund të lehtësojë kollën, të luftojë bllokimet dhe të zbutë muret e sinusit të irrituar.
– Shtoni 5 deri 10 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të nxehtë.
Mbuloni kokën me një peshqir dhe përkulni kokën mbi tenxhere për të marrë avullin. Thithni avullin për 5 deri 10 minuta, një ose dy herë në ditë për të pastruar mushkëritë nga gëlbaza.
- USHQIME TË MUSHKËRIVE
Ushqimet që hani mund të ndikojnë në shëndetin e mushkërive tuaja. Një dietë e shëndetshme stimulon mekanizmat e pastrimit natyral të trupit dhe forcon sistemin imunitar. Filloni ditën me një gotë ujë me limon dhe sigurohuni që të pini një sasi të madhe të ujit gjatë gjithë ditës. Hidratimi i duhur lehtëson procesin e spastrimit.
Hani ushqime të pasura me vitaminë C, të tilla si kivi, speca të kuq, portokall, domate, luleshtrydhe, brokoli, dhe ananas. Përfshini ushqime të pasura me antioksidantë si hudhra, qepë, piper, xhenxhefil, rigon, shafran i kuq, mollë dhe çaj jeshil në dietën tuaj. Hani ushqime të pasura me folate, si thjerrëzat dhe fasule.
- PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË AJRIT
Ajri i brendshëm është po aq i ndotur sa vendet e jashtme, për shkak të përdorimit të rregullt të pastruesve me bazë kimike dhe aromave të tjera. Ndotësit e brendshëm të ajrit përfshijnë monoksid karboni, gaz radon, formaldehid, benzinë, amoniak dhe trikloretilen, të cilët mund të shkaktojnë dëmtime në mushkëritë tuaja.
Siguroni pastrimin e rregullt, fshirjen e pluhurave dhe larjen për të hequr papastërtitë dhe pluhurin. Minimizoni përdorimin e pastruesve të fortë dhe me aroma. Kaloni në opsione jo toksike për pastrim. Shmangni përdorimin e sprajeve aerosol të ngarkuara me kimikate.
Përdorni të paktën 2 bimë për 100 metra katror hapësirë.
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.