Mirëqenie

June 27, 2019 | 9:03

Metodat natyrale për trajtimin e Dermatitit

Dermatiti është një nga çrregullimet më të zakonshme të lëkurës. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga stresi tek higjiena e tepërt, nga problemet digjestive ose hormonale tek alergjitë.

Dermatiti mund të manifestohet në mënyra të ndryshme, por në të gjitha rastet është një ndryshim i lëkurës, i shoqëruar nga një kruajtje e bezdisshme. Më poshtë ju sugjerojmë disa produkte për të lehtësuar dhe trajtuar dermatitin në mënyrë natyrale.

Aloe vera. Ajo ka veti baktericide, antiseptike, rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikoni pak xhel natyral aloe vera për të pastruar lëkurën, lehtësuar kruajtjen dhe për të mbrojtur lëkurën.

Uji i detit. Përmban vitamina, kripëra minerale, aminoacide dhe elementë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Për më tepër, ka veti antiseptike dhe antibakteriale.

Tërshëra. Është e pasur me ushqyes që mund të bëjnë mrekulli për lëkurën. Zieni pak tërshërë dhe më pas aplikojeni në lëkurë dhe masazhojeni.

Çaj i hithrave dhe luleradhiqeve. Të dyja këto bimë janë të shkëlqyera për trajtimin e pezmatimeve të lëkurës pa ndryshuar ekuilibrin e saj. Ato pastrojnë dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave.  Pini dy ose tre gota në ditë, duke i alternuar mes tyre.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top