Mirëqenie

December 18, 2019 | 10:25

Metodat natyrale që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e kockave

Me ardhjen e dimrit shfaqen edhe dhimbjet e artikulacioneve ose nyjave, madje shpesh, kur na dhembin ato, mund të përcaktojmë edhe motin. Sa herë e kemi dëgjuar shprehjen “Më therin kockat, do të bjerë shi”? Por cilat janë mënyrat më natyrale për të zbutur dhimbjet e artikulacioneve dhe si t’i rigjenerojmë ato me anë të ushqimit dhe me metoda sa më natyrale?

Dhimbjet e artikulacioneve janë shqetësimet më të zakonshme dhe më të nënvlerësuara. Në botë vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz dhe ky numër është gjithmonë në rritje, sidomos me shtimin e njerëzve që janë mbi peshë, çka stimulon edhe shfaqjen e dhimbjeve.

Artralgjia (artroza, artriti) nuk prek vetëm të moshuarit dhe nuk është një sëmundje e mirëfilltë. Më saktë, dhimbjet janë një alarm që tregojnë se nyjat nuk po e kryejnë siç duhet funksionin e tyre. Pavarësisht nga shkaku, është shumë e rëndësishme të kemi një qëndrim të mirë të trupit, përndryshe, së shpejti do të ndjeni dhimbje dhe me kalimin e kohës mund të shfaqen çrregullime, si artriti dhe osteoartriti

Trajtimi në formë kremi

Nëse mjekimi juaj është në formë kremi, lyeni 2-3 herë në ditë zonën që ju dhemb, pastaj zgjidhni një nga pijet e mëposhtme (qumështin e artë ose krem frutash). Vazhdojeni trajtimin një muaj dhe më pas përsëriteni sipas nevojës.

Qumështi i artë – përmirëson elasticitetin e artikulacioneve

Efekti antioksidues i kurkumës është shumë i dobishëm për dhimbjet e artikulacioneve.

Si të përgatisim qumështin e artë? Vëmë të ziejë 120 ml ujë, ku kemi shtuar 50 g kurkumë pluhur dhe e përziejmë për disa minuta, derisa të marrë valë. Kremin që formohet pasi e ftohim, e ruajmë për 40 ditë në frigorifer. Para se ta pimë, ngrohim një gotë me qumësht, shtojmë gjysmë luge me krem kurkume, 1 lugë mjaltë, për të ndihmuar përthithjen dhe një lugë me vaj bajameje.

Pije me aloe vera – për një efekt detoks

Kjo pije është e përshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbjet e artikulacioneve si pasojë e kequshqyerjes ose nga mbipesha, e shoqëruar me kapsllëk. Aloe vera ka një funksion pastrues, laksativ, anti-inflamator dhe qetësues.

Si të përgatisim pijen detoks? Vendosim në blender 2 lugë me xhel aloe vera, lëngun e gjysmës së limonit, 2 cm rrënjë xhenxhefili të freskët, 1 degëz mente dhe një gotë me ujë. E bluajmë derisa të përftojmë një pure dhe e pimë menjëherë; këshillohet gjatë paradites. Mund të përdorim xhel aloe në kuti ose ta marrim direkt nga gjethja.

Mund të zgjidhni edhe vitamina dhe minerale

Glukosamina, që gjendet në trupin tonë, është përgjegjëse për rritjen dhe mirëmbajtjen e kërceve, tendinave dhe pjesëve të tjera lidhëse. Këtë mund ta marrim nga veshja e krostaceve. Pihet 3 herë në ditë nga 500 ml dhe akoma më mirë nëse kombinohet me sulfat kondroitine.

Piperi

Ekstrakti i piperit, i cili ka efekt dobësues, por dhe ngrohës, dhe përdoret kundër dhimbjeve, gjendet shpesh në medikamentet që përmbajnë edhe kurkumë. Pihen 1-2 kapsula në ditë dhe ata që zgjedhin këtë medikament bimor, duhet ta shoqërojnë me qumështin e artë.

Magnezi

Ky element është shumë i rëndësishëm për shëndetin e muskujve, sepse parandalon edhe kontraktimet që shfaqen me kalimin e kohës, të cilat dobësojnë dhe favorizojnë dhimbjet e artikulacioneve. Është e mjaftueshme 1 kapsulë 375 mg në ditë.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top