Çdo intervistë me Michelle Obama përcjellë një mesazh të veçantë për të gjithë. Këtë herë ajo foli në podkastin e saj, “The Light Podcast” për rëndësinë e madhe të përfaqësimit.
Ajo iu referua modeleve moderne që kanë ndryshuar status quo-në dhe i lejojnë vajzat të identifikohen. “Tani kemi kaq shumë gra. Serena Williams, për shembull. Duke u rritur, nuk kisha një Serena me të cilën të identifikohesha. Dikush që është i bukur, i fortë, i shpejtë, që thotë mendimin e saj”.
Ishte kjo mungesë që e shtyu atë të shkruante librat e saj, duke shpresuar se historia e saj do t’i ndihmonte vajzat më të reja të identifikoheshin me të në një mënyrë që nuk e bënte kur ishte e re.
“Pse po i shkruaj këto libra? Kam mendime të ndryshme në kokën time, por ndjej se sa më shumë histori të tregoj për një vajzë të vogël me ngjyrë nga Çikago, do të ketë një fëmijë që do ta shohë veten në atë vajzë. Edhe është e rëndësishme për ne që t’i tregojmë historitë tona të gjithëve atje”.
Ajo përmendi gjithashtu Mindy Kaling dhe Ali Wong dhe kontributet e tyre në televizion dhe komedi. “Mindy po rishkruan historinë se kush i përket në TV. Wong është një nga komedianet e mia të preferuara dhe është e domosdoshme që ajo të na përfaqësojë”.
Podkasti i Michelle Obama, i cili u lançua në mars, përmban gjithashtu biseda me audiencën nga turneu i saj i librit, “Drita që mbartim: Kapërcimi në kohë të pasigurta”. Në njërën prej tyre, ajo i drejtohet një vajze me ngjyrë në publik.
“Dua që vajzat e vogla, si ajo e mrekullueshme atje, po po, dua të them ju, të dini se historia e saj ka rëndësi. Se të shoh me flokë si të miat dhe atë buzëqeshje të mrekullueshme. Unë dua që ti t’ia thuash vetes këtë mesazh çdo ditë që të mos arrish në 58, si unë, dhe të pyesësh veten nëse je mjaftueshëm e mirë.“
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.