Dëshmi

November 1, 2022 | 8:25

Michelle Obama: Ka njerëz në pushtet që duan që gratë të mbeten të dobëta

Michelle Obama njihet si një mjeshtre në mbajtjen e fjalimeve të fuqishme dhe tërheqëse. Sidomos kur tema për të cilën flet e frymëzon është në planin personal. Këtë herë ajo ishte e ftuar në Girls Opportunity Alliance Get Her There, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.

obama

Ish-zonja e parë e SHBA-ve ka treguar se ajo vetë është ndjerë e pasigurt dhe se nuk ka qenë aq e mirë sa duhet gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Ajo kishte filluar të vinte në dyshim veten dhe me përvojën e saj donte t’u tregonte vajzave të reja se si t’i kontrollonin mendimet e tilla, për të mos i lënë ato t’i pengonin, qoftë në jetën e tyre personale apo profesionale.

qq

Michelle e filloi fjalën e saj duke theksuar se kur takon vajza adoleshente, ajo nuk dëshiron të shihet si një ish-zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, por si një grua që e filloi në një lagje të vogël në anën jugore të Çikagos.

“Dua të thyej murin e së pamundurës”, tha ajo dhe vazhdoi: “Shoqëria krijon pasiguri për gratë. Kjo i bën ata të kenë mendime të dyta për gjithçka në jetën e tyre. Ka njerëz në pozita të pushtetit që janë të kënaqur me këtë arsyetim. Ata duan që gratë të mbeten të dobëta. Të kesh dyshime në vetvete, vetë kultura jonë, e përforcon këtë. Pra, në këtë pikë, dua të filloj duke u thënë atyre se këto ndjenja janë reale dhe ekzistojnë tek të gjithë ne. Ne i mbajmë ato për pjesën tjetër të jetës sonë. Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm mund të bëheni dhe sa larg mund të shkoni, edhe nëse arrini në Shtëpinë e Bardhë, këto mendime për të mos qenë mjaftueshëm i mirë vazhdojnë t’ju mundojnë. Edhe unë jam përballur me ndjenja të tilla”.

Duke ardhur në ditët e sotme dhe pas 58 vitesh jetë, ish-zonja e parë e SHBA-së, dëshiron t’u japë frymëzim dhe forcë të rejave për të larguar perceptime dhe ndjenja të tilla. Ajo nuk dëshiron që të ketë gra që vënë në dyshim veten e tyre për shkak të shoqërisë. Michelle nuk ka nguruar të përmendë problemet më të rëndësishme me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin tek fëmijët. Në varfërinë dhe abuzimin e fëmijëve. Ndërsa më në fund ajo ftoi publikun që të vazhdonte të luftonte dhe t’u jepte më shumë fuqi të rejave.

 

 

Burimi / abcnews.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top