Studim

September 18, 2019 | 8:40

Migrena rrit rrezikun e prekjes nga Demenca

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Studimi nga dy universitete kanadeze, universitetet e Waterloo-së dhe Manitoba-s, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimer-it, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.

Megjithatë, dhimbjet e kokës nuk ishin të shoqëruara me demencë vaskulare, një lloj demence e shkaktuar nga enët e dëmtuara të gjakut në tru. Demenca është një term i përgjithshëm që përfshin Alzheimerin dhe demencën vaskulare si dhe llojet më pak të zakonshme të dobësimit aftësive njohëse.

Studimi, i botuar në “International Journal of Geriatric Psychiatry” analizoi të dhëna nga 679 të moshuar.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top