Marrëdhënie

March 31, 2017 | 12:19

Mihrija dhe Naimi një rrëfim për dashurinë: “Pa e njohur kisha vendosur t’ia hidhja grepin”

Të dy të njohur në botën artit. Çifti Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë rryfyer në studion e Rudinës dashurinë e tyre jetëgjatë, plot 30-vjeçare. Si gjithmonë për Mihrijen nuk mungojnë komplimentet për pamjen, por vetë Naimi ka rrëfyer formulën e kësaj duke thënë “E ka një burrë të mirë.”

 2

Duke rrëfyer për njohjen e tyre Mihrija tregon se ishte dashuruar me zërin e bashkëshortit të ardhshëm ende pa e njohur.

“Fillimisht unë e hodha e para grepin. Unë u dashurova në zërin e Naimit, sepse jam lindur dhe rritur në Mitrovicë dhe Naimi në Prishtinë. Në ato vite Naimiishte hit këngëtar dhe këngët e tij ishin hite. Nuk e kisha takuar Naimin, por u dashurova në zërin e tij. I thashë vetes: Ky djalë nëse është një njeri i mirë, inteligjent dhe në përmasat që unë përfytyroja, thashë do t’ia vë grepin. Pastaj erdha në Prishtinë, takova Naimin tri herë dhe nuk e dija që po rri me Naim Abazin”, tregon Mihrija, teksa Naimi sqaron se në ato kohë ai ishte një këngëtar i dëgjuar në radio.

“Nuk e njihja si figurë vetëm zërin. Pas herës së tretë u takum në një Qendër të Rinisë në Prishtinë dhe u prezantuam. Atëherë aty mu soll i gjithë Pallati i Rinisë. Por pastaj unë bëra sikur s’kisha asgjë dhe filloi gjuajtja nga Naimi”, thotë Mihrija.

Ato kanë bashkjetuar 7 vite së bashku edhe pse një gjë e tillë ishte tabu dhe kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 1992. Pas dy vitesh martesë kanë sjellë në jetë djalin e vetëm Platorin.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top