Lifestyle

August 19, 2019 | 8:40

Mike prej njëzet vitesh, shtatë gra blejnë një shtëpi për t’u plakur së bashku (VIDEO)

Të plakemi së bashku, pas një jete miqësi: është ëndrra që shtatë gra synojnë ta realizojnë pasi kanë blerë dhe rinovuar një vilë të madhe, duke e shndërruar atë në shtëpinë që gjithmonë kanë ëndërruar.

Kjo gjë ka ndodhur në Kinë: shtatë gra kanë blerë një shtëpi të madhe (mbi 7500 metra katrorë) duke shpenzuar më shumë se 500 mijë euro rreth shtatëdhjetë kilometra nga Guangzhou.

Sipas Daily Mail, gratë e njohin njëra-tjetrën për më shumë se njëzet vjet. Ato janë rritur së bashku dhe tani janë edhe kolege pune: duke bërë shaka me njëra-tjetrën, 10 vjet më parë ato shprehën se do të ishte ide e mirë të jetonin të gjitha së bashku, dhe pas dy dekadash tashmë ajo ëndërr mund të bëhet realitet.

Shtëpia ka shumë rehati, një dhomë për secilën, një pishinë dhe muret e jashtme janë të gjithë prej xhami në mënyrë që të shijojnë pamjen: secila prej tyre do të ketë një detyrë të caktuar, nga gatimi në bujqësi e deri te mjekësia tradicionale.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=Rqt2rZ99X4U

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top