Në fokus

October 19, 2018 | 12:33

Mikeshat e mia më veshën për një javë. Ja se çfarë kam mësuar për stilin dhe vetëbesimin…

Pa marrë parasysh se sa të mrekullueshme janë rrobat, ne të gjithë e kemi patur këtë moment, hapim dollapët tona dhe me një psherëtimë dhe mendim frustues themi: nuk kam asgjë për të veshur.

Unë nuk jam e pakënaqur me stilin apo rrobat e mia, por rrotullohem vetëm rreth gjashtë veshjeve pa pushim. Ndonjëherë luftoj me imazhin e trupit dhe një mungesë besimi me prirjet e reja, dhe besoj se nuk jam e vetmja që e has këtë. Nuk isha e sigurt se si të dilja nga llogoret e mërzitshme dhe neutrale. Problemi im definitivisht nuk ishte mungesa e veshjeve, por mungesa e ideve të reja. Mora përforcime për një pamje të re – mikeshat e mia.

Miqtë tanë janë pasqyrat tona më të dashura. Ata gjithmonë shohin gjërat në ne duam t’i fshehim ose besojmë se nuk janë tërheqëse. Mikeshat e mia, Jenny dhe Julie, më veshën për një javë dhe unë mësova shumë për modën dhe kjo gjë ndoshta ndikoi dhe në rritjen e vetëbesimit tim.

Ne kemi qenë bashkë që nga kolegji, dhe unë do t’i besoj jetën time secilës prej tyre, por nuk isha e sigurt se si do të ndihesha pasi t’i kisha besuar për veshjet e mia. Ne vendosëm disa rregulla bazë para se të vendosnin për të planifikuar 10 veshjet për mua:

– Ato do më vishnin me rrobat që unë kisha.

– Ato mund të me ndihmonin me aksesorë për flokë, bizhuteri dhe kozmetikë, por jo rroba dhe këpucë.

– Unë nuk kisha të drejtë të jepja mendim për atë që ato zgjidhnin për mua. Edhe sikur mos të më pëlqente diçka, nuk kisha të drejtë të shprehesha.

– Do ta dokumentoja çdo pamje me një pasqyrë, do mbaja ditar dhe do shënoja reagimet e të tjerëve.

– Asnjëherë nuk do të dilja para pasyrës për të brë një selfie (pjesërisht për shkak të çështjes së besimit).

Së fundi, u ktheva tek ekspertet e mia të dashura. Gjatë disa orëve dhe duke shijuar një gotë verë, Jenny dhe Julie përzgjodhën veshjet e mia,. Jenny, i cili qëndron në linja të pastra dhe neutrale të sofistikuara me stilin e saj, më detyroi të provoja shumë rroba.  Julie është për një stil më të gjallë dhe femëror.

Një natë para fillimit të eksperimentit, kisha emocione të përziera. Jenny dhe Julie kishin zgjedhur shumë gjëra që unë i doja – por edhe gjëra që nuk do t’i vishja kurrë së bashku. Unë isha nervoze jo për mënyrën se si do të dukesha; E dija që mikeshat e mia kishin bërë zgjedhjen më të mirë, por isha e shqetësuar për mënyrën se si do të ndihesha. Veshja është një shprehje e personalitetit dhe unë u frikësova se rrobat e mia nuk do të ishin reflektuese për mua.

Veshja e ime e parë ishte për një natë jashtë me një mik për të parë një shfaqje. Isha shumë rehat me veshjen, pasi të gjitha rrobat ishin të miat vetëm kombinimi i tyre nu ishte vërë asnjëhere nga unë. Natyrisht, miku im sa më pa më komplimentoi për pamjen.

Deri në fund të javës, hipoteza ime ishte vërtetuar. Pavarësisht nga veshjet e mia “të mërzitshme”, format e trupit dhe mungesa e besimit, mikeshat e mia e kishin përmbushur misionin e tyre dhe patjetër që kam marrë disa ide të reja për mënyrën e kombinimit të rrobave të mia. Unë dua të vesh gjëra që duken mirë dhe më bëjnë të ndihem rehat, në vend që të ndjehem sikur kam veshur një kostum të dikujt tjetër. Por, veshja e diçkaje pak më ndryshe ose jashtë zonës sime të rehatisë, nuk duhej të ishte e frikshme – në fakt ajo përfundoi duke u bërë shumë argëtuese. Rrobat janë kaq personale dhe ato janë të rëndësishme – por ato janë thjesht rroba dhe nuk janë të vetmet  përcaktuese të asaj që jemi.

Burimi / nbcnews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top