Dëshmi

October 4, 2022 | 10:00

Mimoza Selimi rrëfen ditët e fundit të Vaçe Zelës: Marrëdhënia me këngëtaren e madhe shqiptare

Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Mimoza Selimi kujton marrëdhënien e veçantë me artisten Vaçe Zela. Prej momentit kur dëgjonte këngët e saj në radio kur ishte fëmijë e deri në plotësimin e ëndrrës së madhe për ta takuar, ku më tej Zela u bë edhe mësuesja e saj, ajo i rrëfen të gjitha mes emocionesh të forta. Lidhja e tyre e fortë u përforcua edhe në Zvicër, teksa Mimoza kthehet në ditët e fundit në spital të artistes.

Rudina Magjistari: Më pas edhe Zvicra ju ka lidhur shumë sepse Vaçja ka jetuar në Zvicër, ti vetë në Zvicër.

Mimoza Selimi:  Po dhe rrija atje, Vaçja që i thoshte Irmës…

Rudina Magjistari: Vajzës së vet.

Mimoza Selimi:  Të tërë bëjnë për prindërit. Çfarë ka bërë Irma për prindërit nuk ka njeri në botë që mund ta bëjë. Ajo vajzë ia dedikoi nënës dhe babait të vet. Ajo i ka ndenjur asaj nëne, që atje të sjellin infermiere e të gjitha, Irma nuk ka dashur. Irma ia ka bërë të tëra vetë.

Njerëzit që nuk e kanjë njohur Vaçen… Vaçja ishte një grua me një shije të hollë, elegancë. Një grua që dinte të qepte, të gatuante, të bënte të tëra me një modesti të jashtëzakonshme. Kam shkuar dhe e kam parë në spital në ditët e fundit përpara se të ikte. Më njohu. Gjithmonë e them dhe s’ka askush pse të ma marrë për keq që Vaçe Zela ishte dhe mbetet dhe ka për të mbetur e pazëvendësueshme. Zëri i jashtëzakonshëm u shua në vitin 2014 për shkak të një sëmundjeje me të cilën luftonte prej kohësh.

 

 

Burimi tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top