Mirëqenie

January 7, 2017 | 6:30

Mineralet që i nevojiten trupit

Shumica prej nesh kurrë nuk arrijnë të kuptojnë se trupi ynë është një makineri komplekse, që i duhet sasi e mjaftueshme e mikroelementëve për të funksionuar. Mikroelementët përbëhen nga vitaminat dhe mineralet.

1

Mineralet që i nevojiten trupit:

– Hekuri: I mjaftueshëm në mish të kuq, hekuri është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Hekuri që gjendet në mish të kuq njihet si ‘hekuri heme’. Hekuri heme lehtë absorbohet nga trakti gastrointestinal, kryesisht për shkak se është i lidhur me proteinë. Personat që preferojnë dietë vegjetariane marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera jo-absorbuese. Nëse je duke bërë një stil jete vegjetariani, është mirë të konsultoheni me ndonjë nutriotionist (mjek diete).

– Kromi: Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyrna. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Nivelet e domosdoshme të kromit për të krijuar trup të shëndoshë janë së paku 200 miligramë në ditë.

– Kalcium dhe magnez: Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurrur dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. Për të pasuruar nivelet e kalciumit dhe magnezit në dietën tuaj provo të shtosh në dietë produkte të qumështit, ushqime deti, perime me gjethe jeshile, si dhe arrat dhe lajthitë.

– Seleni: Forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E. Për të shtuar nivelet tuaja të selenit, ushqehu me ushqime të detit dhe mish.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top