Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka zgjedhur t’ju shprehë mirënjohje nga afër artizaneve të Shkodrës këtë 8 Mars.
Postimi i plotë i ministrit në Facebook:
“Gruaja shqiptare ka ditur gjithnjë të bëjë gjëra të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të kombit. Punimi i qilimave artizanal është një sipërmarrje e vështirë në epokën e industrializimit, por pasioni, bukuria dhe emocioni që të jep një punim artizanal duket se sfidon çdo epokë. Në punishten e prodhimit të qilimave artizanal në #Zogaj, #Shkodër, Nebije Çotaj së bashku me gratë dhe vajzat e punësuara vijojnë të mbajnë gjallë traditën shekullore të zonës. Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës kjo sipërmarrje do të njohë një stad tjetër, duke konsoliduar kësisoj traditën e artizanatit shqiptar.
#8Marsi i dedikohet pikërisht grave e vajzave që përcjellin vlera pozitive në zhvillimin e shoqërisë.
#8Marsi nuk është thjesht dita ndërkombëtare e gruas. Ajo është kujtesë dhe thirrje që mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të grave do të thotë kontribut i drejtpërdrejtë për një shoqëri me më shumë barazi dhe drejtësi.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.