Miqësia është një element mbrojtës i shëndetit tonë psikologjik dhe fizik. Është treguar se izolimi ka një ndikim të madh në vdekshmëri; në fakt, shumë studime kanë treguar se mungesa e mbështetjes psikologjike ka efekte të dëmshme në shëndetin tonë të krahasueshëm me ato të duhanit, hipertensionit dhe obezitetit.
Lidhja që krijojmë me të tjerët dyfishon mirëqenien tonë dhe përgjysmon ankthet tona. Krijimi i marrëdhënieve emocionale na forcon dhe na bën më të mirë, si dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës tonë. Të qenit të rrethuar nga njerëz që na duan, na bën të fortë psikologjikisht dhe parandalon vështirësitë emocionale që mund të rezultojnë nga përvoja si divorcet, pengesat ekonomike ose sëmundjet.
Të kesh miq na ndihmon të ndajmë stresin. Është e mrekullueshme të kemi një të besuar, një person që mund të na ofrojë ndihmë, një shpatull për të qarë. Prania e thjeshtë e njerëzve që na duan na e zvogëlon ndikimin e problemeve me të cilat përballemi. Mjafton të flasim për problemet që na shqetësojnë më shumë: ky veprim i thjeshtë ka një efekt të madh pozitiv në një nivel fizik dhe psikologjik.
Kur flasim për aftësitë emocionale, ne i referohemi aftësisë sonë për të njohur, kanalizuar dhe dominuar ndjenjat, ndjeshmërinë dhe ndjenjat tona që shfaqen në marrëdhëniet shoqërore. Pra, nuk është çudi nëse, duke pasur miq të mirë, ne mund të forcojmë aftësitë tona emocionale. Kjo gjithashtu na lejon të kemi një predispozitë më të mirë ndaj të tjerëve dhe për këtë arsye më shumë mundësi për të krijuar marrëdhënie kuptimplota.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.