Në fokus

November 5, 2019 | 9:10

Miqësia e bën jetën më të mirë

Miqësitë përmirësojnë jetën e fëmijëve dhe të rriturve. Një studim i Universitetit të Miçiganit ka zbuluar se në moshën madhore, ata me miqësi të forta kanë tendencë të gëzojnë mirëqenie më të madhe (fizike dhe psikologjike) sesa të tjerët. Studimi u përqendrua në rolin në rritje dhe përparimtar të miqësisë: me kalimin e viteve miqësitë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Vlera e miqësisë mund të duket e qartë, por nuk është kështu. Këshilla se si të kultivohen miqësi ekzistojnë që nga lashtësia. Sidoqoftë, sot këto këshilla janë më të vlefshme se kurrë: revolucioni dixhital, i cili premton se do të shkurtojë distancat globale, rrezikon që të copëtojë marrëdhëniet tona njerëzore.

Për fëmijët, koncepti i miqësisë sot është thellësisht i ndryshëm nga ai që ishte më parë: ata nuk kanë gjasa të përjetojnë aventura të mëdha jashtë kohës së shkollës. Kjo është edhe arsyeja pse, për mendimin tonë, është e rëndësishme të kultivohet miqësia si vlerë. Investimi në një miqësi nuk është humbje kohe: sipas profesorit William Chopik, autor i studimit të lartpërmendur, “miqësitë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme ndërsa ne plakemi; të kesh përkrah disa miq të besueshëm mund të sjellin një ndryshim në shëndetin dhe mirëqenien tonë”.

 

Burimi / https://portalebambini.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top