Po, mos u dëshpëro, mund të ekzistojë një miqësi e sinqertë midis dy personave të seksit të kundërt. Janë disa sekrete për suksesin e një marrëdhënieje të tillë dhe psikologët i ndajnë me ne.
“Çdo mik (shok) i përfshirë në një marrëdhënie të tillë duhet të ketë lidhjen e tij në çift, funksionale dhe të shëndetshme. Nëse shfaqet tërheqja seksuale, është e rëndësishme që të përfshirët ta pranojnë, të paktën për veten e tyre, ose përpara mikut/mikeshës. Është e rëndësishme të mos e mohojnë ekzistencën e saj, sepse atëherë mundet të kapen në befasi, (p.sh: nuk di pse e bëra këtë, nuk mund ta shpjegoj etj). Më pas, nëse kanë nevojë për mbështetje, ata mund të flasin me dikë të afërt ose pikërisht me personin në fjalë. Mos përjashtoni mundësinë për të marrë mendimin e një specialisti (këshilltar psikologjik, psikoterapeut), i cili mund të gjejë rrënjët e kësaj tërheqjeje dhe disa mundësi për t’i bërë ballë. Por deri atëherë, të keni një miqësi të këndshme!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.