Studim

August 15, 2019 | 9:07

Miqësia zgjat kujtesën

Miqësia zgjat kujtesën dhe mund të rifitoni edhe 30 vjet kujtime. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Northwestern University of Evanston”, Illinois, të cilët kanë treguar se miqtë i bëjnë mirë jo vetëm zemrës dhe shpirtit, por edhe trurit.

Studimi ka përfshirë një grup 80-vjeçarësh që kishin aftësi konjitive të krahasueshme me ato të personave nga 50-70 vjeç. Sekreti i mendjes së tyre kaq aktive, me sa duket, është miqësia.

Marrëdhëniet miqësore janë të shkëlqyera për të ngadalësuar rënien konjitive dhe të memories, sepse ruajnë mendjen aktive. Shoqërizimi është para së gjithash një proces dinamik dhe na bën shumë më të shpejtë, duke stërvitur trurin.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top