Studim

March 14, 2018 | 11:23

Miqësitë dhe interesat janë sekreti i jetëgjatësisë

Jeta shoqërore është shumë e rëndësishme për të kultivuar miqësitë e marrëdhëniet e reja, dhe jo vetëm për t’u ndier të dashur, të plotësuar e të lumtur. Sipas studimeve për shëndetin mendor, marrëdhëniet sociale janë baza e një stili të shëndetshëm dhe të gjatë jetese.

Në studim është shkruar se: “rreziku i vdekshmërisë në moshë të re te njerëzit që kanë marrëdhënie të vazhdueshme njerëzore, zvogëlohet me 50%”. Sociologia Kathleen Mullan Harris këmbëngul që: “izolimi social për një adoleshent është i barasvlefshëm me mungesën e aktivitetit fizik. Mungesa e miqësive, shkakton në moshën madhore probleme të tensionit të lartë dhe diabetit.”

Në fakt, ky studim, i cili bazohet mbi analizat në një numër meshkujsh e femrash të të gjitha moshave, ka treguar se subjektet me më pak marrëdhënie sociale vuajnë më shumë sëmundje, mes të cilave tensioni i lartë, obeziteti, ulçera dhe inflamacionet. Studiuesit arritën në përfundimin që, jo vetëm ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, por edhe shoqëria e mire ndikon në jetëgjatësi.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top