Në fokus

January 30, 2020 | 8:02

Miqësitë e gjata janë të mira për shëndetin tuaj

Kultivimi i miqësive të gjata është i mirë për shëndetin tuaj! Zbulimi vjen nga studimet e një psikologe, Julianne Holt-Lunstad, anëtare e “Society of Experimental Social Psychology”.

Studimet e doktor Lunstad, për disa vite janë përqendruar në marrëdhëniet që njerëzit zhvillojnë në jetën e tyre. “Mungesa e marrëdhënieve shoqërore është e barabartë me konsumimin e 15 cigareve në ditë”, thotë psikologia, e cila shton: “Lidhjet e dobëta sociale mund të sjellin dëme serioze në shëndetin e një personi.”

Sot jetesa jonë e zakonshme na bën që jo vetëm të ndjekim një mënyrë jetese gjithnjë e më të furishme, por edhe të konsiderojmë si marrëdhënie të vërteta ato që janë krijuar në internet.Prandaj, nga njëra anë, angazhimet, puna, largojnë gjithnjë e më shumë njerëzit nga kultivimi i miqësive të tyre në një mënyrë të vazhdueshme. Nga ana tjetër, iluzioni që mesazhet dhe bisedat mund të mbushin këtë mungesë të marrëdhënieve të forta dhe autentike.

Kultivimi i miqësive është i mirë për trupin dhe shpirtin

Rezultati, i cili vjen nga një studim analitik i realizuar në mbi 400 analiza që lidhen me stilin e jetës së njerëzve, është i mahnitshëm. Të mos kesh kohë dhe energji për të ruajtur dhe kultivuar miqësi, bën më shumë dëm sesa mbipesha dhe konsumimi i alkoolit, thotë mjekja amerikane.

Një studim i kryer nga Universiteti i Harëard në një mostër prej rreth 700 pacientësh ka treguar që dëmtimi i trurit që vjen nga izolimi është i rëndësishëm. Studimi i kryer nxori në pah se si përgjigjet biologjike të implementuara nga trupi i personit që nuk ka lidhje të forta shoqërore kanë tendencë të shkaktojnë sëmundje. Sipas studiueses amerikan izolimi emocional ndikon si në strukturën fizike ashtu edhe në atë mendore. Të lëmë mënjanë përtacinë dhe angazhimet dhe të kultivojmë ato miqësi që mbushin jetën me kuptim dhe mirëqenie!

 

 

Burimi / https://ognigiornomagazine.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top