Kur Elizabeth Diamond, një nënë e vetme, u diagnostikua me kancer truri në fazën e katërt, mendimet e saj shkuan menjëherë tek e ardhmja e vajzave të saj. Kujt do t’ia besonte? A do të ndaheshin? Elizabeth ishte kryesisht e shqetësuar për atë se si do të ishte familja e saj. Për fatin e saj të mirë, shoqja e saj Laura Ruffino i bëri asaj një premtim: ajo do t’i birësonte vajzat e saj të vogla dhe do t’i rriste si vajzat e saj. Kur Elizabeth ndërroi jetë, Laura e mbajti premtimin.
Laura dhe Elizabeth njiheshin me njëra-tjetrën që nga shkolla fillore. Ata kaluan shumë momente të mira së bashku, por përfundimisht jeta i vendosi para një fati tragjik: Elizabeth u diagnostikua me tumor në tru, dhe pavarësisht luftës për t’u shëruar nuk arriti t’ia dilte dot mbanë.
Elizabeta kishte 4 vajza, të cilat u rritën me të gjitha sakrificat e një nëne të vetme. Pas diagnostikimit të saj, shqetësimet më të mëdha të Elizabeth ishin ekskluzivisht vetëm për vajzat. Në një moment kaq të vështirë, Laura i bëri Elizabeth një premtim se do ta bënte atë të ndjehej më mirë, me aq sa kishte mundësi: ajo i tha mikes të saj që do të birësonte vajzat e saj dhe se do t’i rriste ato si të ishin vajzat e saj. Kjo e qetësoi shumë Elizabetën për të ardhmen e vogëlusheve të saj, pasi askush tjetër nuk mund të kujdesej për vajzat e saj ashtu siç ajo kishte bërë deri më sot.
Kur Elizabeth u largua, në prill 2015, Laura mbajti premtimin e saj për shoqen e saj: të katër vajzat u birësuan nga familja Ruffino, e cila dyfishoi madhësinë e saj. “Dhjetë vjet më parë nuk do ta imagjinoja që jeta ime do të ndyshonte kështu. Por nëse një sfidë hidhet para jush, pranojeni atë dhe bëni më të mirën e mundshme”, shtoi Laura. Tani vajzat rriten të shëndetshme dhe të lumtura falë donacioneve që ata që mësuan për historinë e tyre bënë në favor të tyre, Laurës dhe gjithashtu nënës së tyre e cila pa dyshim i sheh ato nga lart.
Burimi / https://www.guardachevideo.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.