Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohën me leximin e statuseve të kota të miqve toksikë.
Konsiderojeni këtë si një manual, në emër të mirëqenies suaj. Gëzimi shpesh vjen nga të njohurit tanë. Dhe studimet tregojnë se, lumturia është e lidhur me ndërveprime të forta sociale. Më poshtë ju do të gjeni disa nga ata miq të Facebook, që duhet t’i hiqni nga llogaria juaj.
Fanatikët e politikës
Miqtë kanë çdo të drejtë për të ndarë pikëpamjet e tyre politike, por në qoftë se ju nuk dëshironi të lexoni mendimet e dikujt mund të shpëtoni shumë lehtë.
Miqtë me humor jo të mirë
Ditë të këqija ka për të gjithë, kjo është normale, por jo gjithçka që bluani në mendje duhet të shkruhet. Studimet tregojnë se stresi është emocion ngjitës. Largoni energjitë negative nga jeta juaj.
Miqtë vëmendje kërkues
“Sot ishte ndoshta dita më e keqe e jetës sime … “Statuset e kërkuesve të vëmendjes mund të fyejnë më shumë sesa të stimulojnë kuriozitet. Pra, nëse ju jeni të lodhur nga të tilla shfaqje, ndoshta është koha për larguarmiq të tillë nga Facebook.
Këdo që ju bën të ndiheni keq për veten
Në fund të ditës, media sociale nuk duhet të shërbejë për t’ju bërë të ndjeheni keq. Nëse keni miq që ju bëjnë të ndiheni keq për veten shqyrtoni pozicionin që ata zënë jetën tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.