Ligji që miraton lindjen e fëmijëve nga dy femra dhe një mashkull ka marrë dritën jeshile nga Rregullatori i Fertilitetit në Britaninë e Madhe. Kjo lëvizje historike dhe kontroversale është për të parandaluar lindjen e fëmijëve me sëmundje gjenetikisht vdekjeprurëse.
Fëmija i parë ka lindur në 6 prill të këtij viti. Lajmi është përhapur vetëm në muajin shtator nga e përjavshmja britanike “New Scientist” dhe shenjon një hov të madh në fushën e fekondimit të asistuar. Për finalizimin e kësaj procedure u kujdes një ekip mjekësh amerikanë, të detyruar që ta kryenin operimin në Meksikë, pasi kjo praktikë është ende e ndaluar në SHBA, ndërsa Britania e Madhe ka dhënë dritën jeshile.
Histori
Disa familje kanë humbur shumë fëmijë për shkak të sëmundjeve mitokontriakale të pashërueshme, e cila mund të shkaktojë mungesë energjie për të përballuar rrahjet e zemrës. Sëmundjet trashëgohen vetëm nga nëna, ndaj është zhvilluar një teknikë që lejon përdorimin e një vezoreje të dhuruar, si dhe një vezoreje të nënës dhe spermës së babait.
Si rezultat fëmija ka një sasi të vogël ADN-je nga dhuruesja, por procedura është ligjore, etike dhe shkencërisht gati.
Sally Cheshire, kryetare e “Human Fertilisation and Embryology Authority” (Autoritetit të fertilizimit njerëzor dhe embriolonal) ka deklaruar se: “Është një vendim i një rëndësie historike, i cili do kohën e vet. Jam e sigurt se pacientët do të jenë shumë të kënaqur me atë çka kemi vendosur sot.”
Si funksionon?
Sëmundjet mitokondriakale shkaktohen nga defekte të mitokondrisë – strukturat e vogla në pothuajse çdo qelisë që shndërron ushqimin në energji të përdorshme. 1 fëmijë në 4300 lind me këto shenja të dëmshme, të cilat shkaktojnë dobësi muskulare, verbëri, shurdhëri, çrregullime në perceptim, diabet, probleme me zemrën dhe mëlçinë. Shpesh këto shenja janë fatale.
Qëllimi i kësaj procedure është për të pasur mitokondri të shëndetshme nga dhuruesi. Por mitokondria ka ADN-në e vet, ndaj kjo është arsyeja pse fëmijët kanë ADN-në e tre personave.
♦ Dy vezore fertilizohen me spermën, duke krijuar një embrion nga prindërit apo një nga dhuruesit.
♦ Një embrion i shëndetshëm krijohet duke shtuar pronuklein e prindërve te embrioni i dhuruesit, i cili në fund vendoset në mitër.
Sipas Robert Meadowcroft, kryetar i shoqatës bamirëse të “Muscular Dystrophy UK” (Distrofia muskulare): “Ky vendim historik do të hapë dyert e trajtimit të parë të licensuar.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.