Trupi është pasqyra e mendimeve, bindjeve dhe besimeve tona. Por a i japim kohë vetes për ta dëgjuar? Na shkon ndonjëherë ndërmend se do të na komunikojë diçka? Nëse po, e dimë se çfarë ai dëshiron të na transmetojë?
Nëse nisemi nga ideja se çdo qelizë e trupit tonë i përgjigjet çdo mendimi dhe fjale që shqiptojmë, atëherë kemi kuptuar se sa është e fuqishme lidhja mendje-trup. Edhe sëmundja mund të kuptohet si një mënyrë në të cilën trupi transmeton dobësinë e tij, duke e bërë të qartë mesazhin e tij që nuk na lë liri zgjedhjeje.
Është një përvojë mjaft e zakonshme për secilin nga ne ai i identifikimit të emocioneve të provuara, të cilat shprehen me anën e reaksioneve fizike. Kështu do të na ndodhë të dëgjojmë zemrën që rreh ose stomakun e mbyllur kur presim me ankth dhe me pak frikë verifikimin e një ngjarjeje të shumëpritur;
ose do të zbehemi dhe do të na duket sikur jemi të paralizuar nga frika përballë një ngjarjeje të frikshme; ose do të skuqemi dhe dridhemi nga zemërimi përballë nje padrejtësie.
Duke reflektuar mbi këto përvoja të ngjashme mund të themi se trupi është sfondi, por edhe pasqyra e të gjithave ngjarjeve psikike dhe është e arsyeshme të konstatojmë një unitet të thellë mendje-trup, i cili ndikon në mirëqenien fizike, por edhe në emocionet.
Është e rëndësishme të marrim në konsideratë këto pjesë si pjesë e një sistemi. Trajtimi i sëmundjes për shembull, nuk duhet bërë vetem nga ana mjekësore dhe psikologjike, por duhen marrë parasysh dhe aspektet emocionale që e shoqërojnë atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.