Në fokus

June 17, 2019 | 13:03

Mirëqenien tuaj e krijoni vetë

Shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre duke hartuar një listë të gjërave që duhet të bëjnë. Por a e keni menduar ndonjëherë t’i kushtoni një orë të kohës suaj një liste, ku të shkruani gjërat që në fakt nuk dëshironi të bëni më? Ne e kemi bërë këtë listë. Ndiqni këshillat tona…

Në një botë ku multitasking shitet si një vlerë pozitive, të bëni një ‘listë’ është e domosdoshme. Madje, disa njerëz e ndajnë këtë listë në tri pjesë: urgjente, e rëndësishme, personale. Cilado qoftë mënyra e klasifikimit të gjërave që duhen bërë, objektivi i të gjitha listave është gjithmonë i njëjti: të shtyjmë efikasitetin deri në limitet ku mund të mbajnë dhe të mos i harrojmë që të bëjmë gjërat që i konsiderojmë si detyrim ditor apo javor.

Por, të paktën për një herë të vetme duhet t’i kushtoni një orë nga koha juaj një liste, ku të shkruani e zezë mbi të bardhë të gjitha ato gjërat që nuk dëshironi t’i bëni më: zakone të këqija, që e dini se duhet t’i luftoni, por edhe aspekte të karakterit tuaj që ju bëjnë të dukeni jo mirë në sy të të tjerëve.

Uluni me një fletë përpara dhe bëni një listë “UN-DO”. Është një ushtrim shumë i nevojshëm, sidomos nëse më pas e vini në një vend ku ta shihni çdo ditë dhe ta zbatoni gjithmonë. Njerëzit e suksesshëm thonë se në listën e tyre të gjërave që nuk duhet të bëjnë, ekzistojnë të paktën 5 zakonet e mëposhtme. Merrni spunto që këtu dhe bëni edhe ju listën tuaj!

  1. Mos e shihni asnjëherë postën elektronike nga telefoni, sapo të jeni zgjuar nga gjumi dhe pas orës nëntë të mbrëmjes! Mos iu përgjigjni e-maileve në fundjavë apo kur jeni pushim.
  2. Mos hiqni sistematikisht dorë nga vakti i drekës, duke menduar se nuk keni kohë!
  3. Mjaft jetuat vetëm online (duke menduar që jeni offline)! Ekziston një botë e mrekullueshme edhe jashtë internetit. Fatmirësisht!
  4. Mjaft i gjykuat të tjerët dhe mjaft bëtë thashetheme, edhe pse të tjerët e bëjnë këtë gjë! Të jeni të rezervuar është më në modë se sa të bëni thashetheme, edhe në epokën e Facebook-ut.
  5. Mos u vetëjustifikoni dhe filloni të bëni detyrat tuaja! Nuk ka shfajësim për ato gjëra që nuk keni bërë apo nuk keni arritur të bëni. Puna e madhe herët a vonë shpërblehet gjithmonë.

 

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top