Në fokus

January 27, 2021 | 8:15

Mirësevjen erota! Askush prej nesh nuk mund të jetojë pa dritën e dashurisë

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Isha duke fjetur një gjumë të thellë, të lumtur dhe u ndjeva letargjike. Nuk doja të kujtoja dhe të mendoja. Ndihesha e vdekur, e ngrirë dhe çmobilizuar nga emocionet dhe shqisat e mia. Zemra ime ishte thyer dhe copëtuar në qindra. Dhimbja bëri fole në shpirtin tim netëve dhe e shponte me pranga të zjarrta. Luftova me një pse të madhe. Thellësisht, në labirintin e mendimeve të mia, e dija se cili ishte miti, edhe pse nuk doja ta pranoja. Një dashuri që do ta varrosja edhe pse kisha luftuar kaq shumë. Edhe pse kisha bërë gjithçka.

1

Nuk dua të ngjitem në të përpjeta të tjera, dua të eci më në fund në një rrugë të drejtë, në një bulevard. Jo të tjera male. Fara e dyshimit ka hyrë tek unë. A do të jem në gjendje të shëroj plagët e mia? A duhet dashuria të më kapë për dore dhe të ecë përpara? Dhe përderisa të gjitha këto mendime janë duke tundur mendjen time, ndiej një vështrim tëndin.

Shoh shenjën tënde. Vjen dhe hyn në rrugën time. Vija ime e drejtë nuk është më vetëm. Është ndërthurur me tuajën por ka shumë degë. Kam frikë, e ndjej, por nuk ligështohem. Dua të qëndroj atje, në mes të përroit të thatë. Shoh nga larg se ujëvara e dashurisë tënde po vjen, se është impenjuese, gjithëpërfshirëse dhe se tërheq gjithçka në rrugën e saj.

Jam atje duke pritur që të hysh në çdo qelizë të shpirtit, trupit dhe mendjes time. Të më mbizotërojë dhe të më njoftojë që pasazhi yt do të më gudulis. Do të më copëtojë edhe një herë zemrën. Por nuk do të heq dorë dhe le të ketë shumë lumenj rreth meje që rrjedhin ngadalë dhe janë të gatshëm të më udhëtojnë nëpër rrugë të qeta, pa shi dhe stuhi por me diell të venitur.

Po pres diellin tënd dhe le të djegë shumë. Mund edhe të më djegë. Por a nuk është kështu dashuria? Duket si dielli, ndërsa na ngroh, ka raste kur mbinxehja shkakton djegie. Sidoqoftë, askush prej nesh nuk mund të jetojë pa dritën e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top