Ashtu sikurse të gjithë e dimë, pas moshës 40 vjeç është shumë e rëndësishme të kryhet mamografia si një parandalim për kancerin e gjirit. Tashmë është e mundur të jepet një diagnozë e hershme pa mamografinë e dhimbshme, vetëm përmes një analize të thjeshtë gjaku.
Quhet biopsi e lëngshme dhe është analiza e gjakut që aktualisht është më efektivja për diagnostikimin e kancerit të gjirit dhe ka një besueshmëri 90%. Ajo u zbulua nga një ekip studimor gjerman nga Universiteti i Heidelberg. Kanceri i gjirit aktualisht përfaqëson kancerin më të zhvilluar tek gratë për 30% të popullsisë femërore në botë. Nëse zbulohet në kohë, mundësia e mbijetesës është 95%.
Biopsia e lëngshme u testua në 900 gra nga të cilat 500 me kancer dhe 400 të shëndetshme. Një test shumë i thjeshtë i kryer me marrjen e mostrave që mund të kryhet në çdo laborator analize.
Normalisht, rregullat e parandalimit të përgjithshëm nuk duhet të mungojnë, domethënë të kryhen me rregullsi rrezet X-ray pas moshës 30-vjeçare. Mjekët në Spitalin Universitar Heidelberg thonë se ky test gjaku do të jetë në gjendje të njohë të ashtuquajturat biomarker.
Ja deklarata e mjekëve, e publikuar në gazetat e famshme gjermane:
“Tani, testi i gjakut i zhvilluar nga studiuesit gjermanë ofron një mundësi të re revolucionare për të zbuluar kancerin e gjirit shpejt dhe jo në mënyrë invazive duke përdorur biomarkera në gjak”, shpjegon Christof Sohn, drejtori i spitalit universitar të grave.
Këshilla është që së pari të bëni një test gjaku dhe në rastin e një tumori të konfirmuar, të bëni një mamografi për të përcaktuar se në cilën fazë është. Ekipi gjerman beson se diagnostikimi me marrjen e mostrave të gjakut është plotësisht i sigurt dhe efektiv.
Në çfarëdo mënyre është e këshillueshme që të bëni parandalime që në moshë të re pasi kanceri i gjirit nëse nuk trajtohet, vret edhe gra shumë të reja. Parandalimi është më i mirë sesa kurimi.
Burimi / https://www.ilmondodelledonne.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.