Këshilla & Arsye

December 26, 2019 | 11:39

Mirupafshim stres / 5 hapa të thjeshtë për t’i kaluar festat në paqe

Çdo gjë duhet të jetë e përsosur dhe numërimi po shkon drejt fundit; festat e fundvitit janë shumë pranë dhe megjithëse e bukur, mund të shndërrohet në një torturë të vërtetë për të qëndruar në formë. Ka disa mënyra që ju ndihmojnë të shmangni shtimin në peshë. Ja cilat janë ato…

Hiperkontroll? Të përpiqemi të qetësojmë shpirtin dhe t’u japim paqe edhe atyre përreth nesh, trajnimi autogjen, meditimi dhe joga mund të jenë aleatë të çmuar. Meditimi nuk është vetëm çështje lëndësh ose teknikash, por varet mbi të gjitha nga ne. Le të kalojmë dhjetë minuta në ditë në heshtje dhe qetësi për t’u lidhur me veten. Mund të na ndihmojë edhe joga e të qeshurës, madje edhe kur bllokoheni në trafik mund të luani me të qeshurën, për të shmangur akumulimin e stresit. Kujtojmë se të papriturat janë të tilla vetëm nëse qëndrojmë të vendosur në pozicionet tona, por kjo gjë mund të ndryshojë duke promovuar fleksibilitet.

Largoni frikën: shpesh periudhat që duken të errëta dhe pa asnjë rrugëdalje janë pararojë e një mesazhi të rëndësishëm, sepse ato na konfrontojnë me një shqetësim që kërkon të zgjidhet. Ndryshimi, megjithatë, mund të jetë i frikshëm sepse paraqet një kërcim në errësirë, veçanërisht kur ndjehemi të lodhur dhe të mbingarkuar nga ngjarjet. Pretendimi se frika nuk ekziston nuk ka dobi, por ne mund të merremi me të duke pyetur veten se nga çfarë kemi frikë në të vërtetë dhe cilat janë konfirmimet që na ndihmojnë të gjejmë vetëvlerësimin.

Lumturia ekziston: ndonjëherë nevojitet shumë pak për të ndryshuar gjendjen shpirtërore dhe ditët tona. Menaxhimi i përparësive mund të çojë në rezultate të jashtëzakonshme. Sipas ekspertëve, ata që priren të planifikojnë gjithçka për të shmangur ngjarje të papritura rrezikojnë të mbingarkohen nga ankthi kur realiteti del jashtë kontrollit: kjo ndodh me frekuencë të veçantë në qytete ose metropole, ku, nga puna në trafik, ngjarjet e papritura shumëfishohen. Nëse gjatë festave pushojmë së menduari se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ne dhe përballemi me ditën, duke i dhënë vetes disa mundësi më shumë që të ndjehemi të lumtur, do të zbulojmë një burim të ri të forcës dhe energjisë.

Liria e të vepruarit: të qenurit hiper kontrollues nga frika e gabimit ose të gjykuarit na bën të ngurtë mendërisht dhe fizikisht. Ne braktisim ndjenjat e zemërimit kur ndodhin ngjarje të papritura dhe fillojmë të pyesim veten se si të merremi më mirë me situatën. Është e padobishme të harxhojmë kohë dhe energji duke u përpjekur për të kthyer gjithçka në programet e paracaktuara: në vend të kësaj ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se si të menaxhojmë më mirë atë që na nevojitet për momentin. Ne ushtrojmë kontroll vetëm në pamje, por siguria e vërtetë na jepet nga forca që kemi brenda nesh dhe nëse mund të shijojmë pak më shumë momentin kur do të jemi në gjendje të shijojmë një dimension krejtësisht të ri dhe të ndryshëm që jeta mund të na ofrojë: do të jetë një surprizë me të vërtetë e këndshme.

Besimi në vetvete: ndodh të kemi frikë nga ideja se mos humbim atë që kemi, edhe nëse është diçka që nuk na pëlqen, qoftë kjo miqësi, marrëdhënie apo punë; ndryshimi dhe vetmia janë të vështira për tu menaxhuar dhe pranuar. Por për t’u përballur me festat me qetësi, ju duhet të dini se si të mbështesni veten tuaj, sepse në këtë mënyrë do të ndihemi vërtet të lirë. Nuk duhet të braktisni gjithçka, thjesht filloni t’i kushtoni rëndësi asaj që vërtetë ka rëndësi.

 

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top