Mirëqenie

July 10, 2018 | 12:10

Mish për mëngjes, ju ndihmon të mbani trupin në formë

Nëse mendoni se një mëngjes me vezë të ziera dhe fruta është mënyra më e mirë për t’ju mbajtur në formë, atëherë mendojeni mirë. Mishi është përbërësi që ju duhet për mëngjes, sipas trajnerit personal në Londër, Greg Cornthwaite.

Edhe pse tingëllon si një opsion tipik për darkë, Greg ka bërë një listë me pesë mëngjese ideale, në qoftë se dëshirojmë ta mbajmë trupin në formë. Në këtë listë bëjnë pjesë mishi i drerit, bifteku, mishi i qingjit dhe mishi i grirë pa harruar edhe peshkun.

Të gjitha këto mëngjese përmbajnë rreth 500 kalori secila, proteina të larta, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate të ulëta, të cilat Greg thotë se do të parandalojnë trupin tuaj të krijojë dhjam dhe të shëndosheni.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top