Lifestyle

July 4, 2016 | 8:21

Miss Shqipëria 2016, sonte në pedonalen e Lezhës

Një histori, një kala, një miss…

Spektakli i bukurisë Miss Shqipëria ka mbërritur në edicionin e tij të 18-të.

Pas një turi disa javor, ku bukuroshet pretendente për kurorën, kanë prekur thuajse çdo destinacion ku Miss Shqipëria ka shtegtuar ndër vite, si Berati, Durrësi, Butrinti, Kruja, Pogradeci etj, mbërrin në detinacionin final, në pedonalen e Lezhës, në mbrëmjen finale të katër korrikut.

Gara e përvitshme, në një skenë madhështore, të ndërtuar enkas për këtë mbrëmje, do të moderohet nga gazetari Enkel Demi, me pjesëmarrjen e Rozana Radit, si edhe të ftuar të tjerë, midis të cilëve Eneda Tarifa, Altin Goci, Devis Xherahu, Filloreta Raçi, si edhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi.

Miss Shqipëria, e cila zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë,  është tashmë një traditë e krijuar që alternon, bukuritë e natyrës, trashëgiminë kulturore, historinë e arkeologjinë dhe energjinë e vajzave plot ëndrra.

Ka mbërritur ndërkohë në Shqipëri për të qenë pjesë e jurisë së “Miss Shqipëria” fituesja e “Miss Globe 2015”, bukuroshja filipinase Ann Lorraine Colis e shpallur si më e bukura e Globit në Toronto, Kanada, tetorin e kaluar, i pari konkurs ndërkombëtar bukurie i organizuarnga një shqiptar jashtë Shqipërisë, nga Petri Bozo. Bashke me Colis vjen në Shqipëri edhe drejtorja Nacionale e Kanadasë, Mias Santa Ana Pilar.

Gjithashtu ka mbërritur nga Londra edhe mbretëresha në fuqi e Miss Shqipëria, bukuroshja, Sara Karaj, e shpallur Miss Shqipëria 2015 në Voskopojë, e cila mbrëmjen e 4 korrikut do të dorëzojë kurorën e bukurisë, me të cilën mbretëroi një vit dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe, duke u shpallur shoqëruesja e parë e Miss Globe 2015. Të dyja bukuroshet do të jenë anëtare të jurisë, e cila në mbrëmjen e 4 korrikut do të shpallë Miss Shqipëria 2016.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top