Në sport dhe humbje peshe ndjen gjithçka: ushtrimi ju bën të humbni peshë, sporti është për më shumë muskuj dhe mundëson humbje yndyre në nivel lokal… kështu që ne mund t;ju informojmë më mirë, për të qenë më të qartë para se të shkoni në palestër apo para se të nisni një dietë.
Janë një sërë mitesh të rreme për tu zbuluar.
Bërja e sporteve i bën muskujt të shtohet: Këtu nuk duhen ngatërruar ushtrimet në palestër që bëni dy ose tri herë në javë me stërvitjen e disa atletëve: nëse rritet masa tyre e muskujve është sepse këto ushtrime janë të kombinuara me një ushqim të pasur me ‘hiper-proteina’, kështu që mos u bëni merak për tej-shtrëngimin e muskujve tuaj dhe të trajnimit!
Humbja e peshës nënkupton humbjen e peshës: Kjo është e vërtetë për njerëzit që nuk praktikojnë sportin, por nëse ju jeni në një dietë dhe bëni ushtrime të ndryshme sportive dhe kur peshoheni nuk shihni që të keni rënë nga pesha. Pse? Sepse muskujt peshojnë më shumë se yndyra! Pra, zgjidhja më e mirë për të kuptuar nëse dieta juaj po shkon mirë apo jo, është të provoni një palë xhinse të vjetra dhe të shihni nëse mund t’ju bëjnë dhe mbi të gjitha të mbyllni zinxhirin.
Për të humbur peshë në nivel lokal, ju duhet të punoni në nivel lokal: Bërja e ushtrimeve ju lejon të digjni dhjamin në indet e dhjamura dhe në zonat ku ka më shumë. Por trupi nuk djeg dhjamin në zonën ku po punoni. Për shembull, nëse bëni 30 abs çdo mëngjes me shpresën e shkrirjes së yndyrës në bark është e padobishme. Megjithatë, ky ushtrim ju lejon të mbani zemrën dhe muskujt tuaj të shëndetshëm, të qëndroni në formë dhe të humbni peshë në mënyrë progresive. Natyrisht, për aq kohë sa ju e kombinoni atë me një dietë të shëndetshme.
Djersitja ju bën që të humbni peshë: Ju shpenzoni ore në një sauna duke shpresuar të humbni peshë, por është një iluzion. Ushtrimet intensive dhe të nxehtësisë ju bëjnë të djersiteni dhe të humbni peshë, është e vërtetë, por është thjesht humbje e ujit dhe jo një humbje e vërtetë e peshës, që është humbje e yndyrës. Nëse humbni një kilogram pas saunës, thjesht dilni dhe pini një gotë ujë për ta marrë menjëherë!
Për të humbur peshë ju duhet të pini shumë ujë: Pirja e ujit të pangopur ose çajit pa sheqer ndihmon në hidratimin e trupit dhe pastrimin e tij nga toksinat dhe gjithashtu rekomandohet në një dietë, por kjo nuk ndihmon për të humbur peshë ose për të djegur dhjamin. Në vend të kësaj uji ndihmon për të dhënë ndjenjën e ngopjes, kështu që në vend që të hani dhe të shtoni peshë, pini një gotë ujë!
Sporti bën që ju të humbni peshë: Të bësh sport ju bën të humbni peshë, kjo është ajo që mendojnë të gjithë! Epo, nuk është e vërtetë. Natyrisht, ushtrimi i një sporti rregullisht ndihmon për të gdhendur trupin dhe kjo nuk është pak. Gjithashtu ndihmon për të djegur kalori. Por konsumi i energjisë është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ju duhet për të humbur peshë. Nëse dëshironi të humbni peshë ju duhet të kombinoni sportin me një dietë të ekuilibruar dhe të balanconi marrjen dhe daljen e kalorive.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.milleunadonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.