Marrëdhënie

July 1, 2020 | 8:06

Mitet për dashurinë, nga të cilat duhet të hiqni dorë

Ekzistojnë shumë mite rreth dashurisë së vërtetë. Njerëzit janë të prirur për t’i besuar pa e ditur se pas secilit mit nuk fshihet asgjë veçse një gënjeshtër e madhe.

Njerëzit e kundërt tërhiqen

Kjo nuk është e vërtetë. Përgjithësisht njerëzit e kundërt janë interesantë për njëri- tjetrin por jo domosdoshmërisht tërheqës.

Ti mund ta ndryshosh atë

Nëse po prisni që ai apo ajo të ndryshojë na vjen keq t’ju themi se po lodheni kot. Mund të kalojë një jetë dhe përsëri njeriu i njëjtë do të mbetet ai që keni njohur në fillim.

Shpirti binjak është punë fati

Në vend që të kërkohet shpirti binjak është mirë që të krijohet. Nëse në një marrëdhënie njëri përpiqet të bëhet shpirti binjak i tjetrit dhe anasjelltas, kjo çështje është e zgjidhur.

Romanca ka një datë skadence

Thuhet se pas martese vjen një pikë në të cilën romanca vdes. Kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë përpiquni ta mbani gjithmonë të ndezur dhe të gjallë romancën edhe pas martese dhe do të provoni se ky mit është thjeshtë i gabuar.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top