Këshilla & Arsye

March 13, 2019 | 10:01

Mitet që duhet t’i largoni, për të patur flokë të shëndetshëm

Ndonëse shumica e femrave investojnë shumë mund, kohë e para, flokët e shëndetshëm e magjepsës arrihen me vështirësi. Ka shumë mite të cilat faktikisht janë pengesa e parë drejt arritjes së flokëve të tillë.

Stilistët e flokëve kanë treguar mitet që duhet t’i injoroni në mënyrë që të keni flokë të mirë e të shëndetshëm.

“Prerja e shpeshtë stimulon rritjen e flokëve”

Kjo është këshillë që thuajse secila shoqe jua ka dhënë, por mbetet vetëm një mit. Maksimumi se sa rriten flokët është 2 centimetra në muaj, pavarësisht sa shumë mundoheni për ta arritur këtë. Prerja apo largimi i majave të dëmtuara mund t’jua bëjë flokët të duken më të shëndetshme dhe me më densitet, por nëse dëshironi që flokët t’ju rriten më shpejt, në vend të prerjes, përqendrohuni të gjeni produkte që jua ushqejnë flokët dhe inkurajojnë rritjen e tyre.

“Uji i ftohët ndikon në shkëlqimin e flokëve”

Ky është një keqkuptim absolut. Flokët nuk përmbajnë qeliza të gjalla, në të cilat ndikon ngrohtësia e ujit. Për të kontribuar në flokë më të shkëlqyeshme, gjeni një zbutës më të mirë dhe harrojeni pastrimin e panevojshëm me ujë të ftohët.

“Pastrimi i shpeshtë i flokëve ndikon në rënien e flokëve”

Rënia e flokëve nuk ka të bëjë asgjë me pastrimin e shpeshtë. Në fakt, rënia e flokëve është problem dermatologjik.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top