Mirëqenie

December 15, 2018 | 9:55

Mjaft me ilaçe, ja disa ushqime që ju ndihmojnë për probleme të ndryshme shëndetësore

Harrojini barnat. Ka disa ushqime që ju ndihmojnë të luftoni disa nga dhimbjet dhe problemet shëndetësore më të shpeshta.

Dhimbje e muskujve- Qershitë, një grusht me këtë frut ose dy gota me lëng qershie në ditë, do t’iu ndihmojë të zvogëloni dhimbjen e muskujve. Qershitë përmbajnë enzimë anti-inflamatore si iboprofenët, por pa asnjë efekt anësor në stomak dhe veshka.

Probleme me kujtesën- Farat e lulediellit, konsumoni një çerek filxhani në ditë. Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, që mbron neuronet në tru nga stresi i akumuluar, kështu që do të keni kujtesë më të mirë.

Mungesë përqendrimi- Vezët, konsumoni një vezë në ditë. Vezët përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë trurin të transmetojë urdhrat në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e membranave qelizore.

Lëkurë me rrudha- Portokalli, konsumoni një portokall ose dy gota me lëng portokalli në ditë. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjenin, një proteinë që e mban lëkurën të re.

Depresioni- Orizi ngjyrë kaf, konsumoni në ditë një filxhan të orizit kaf të gatuar. Karbohidratet ndihmojnë që të prodhojnë serotoninën që ndihmon me depresionin.

Pagjumësia- Mishi i pulës – Konsumoni së paku 100 gramë në ditë. Mishi i pulës përmban një aminoacid që ndihmon trupin për të prodhuar hormonin melatonin që ndihmon për të fjetur më mirë.

Sytë e ënjtur- Çaji i gjelbër, së paku një filxhan çaji të gjelbër në ditë. Ky çaj do të bëjë që rrathët e zinj rreth syve të zvogëlohen. Po ashtu, çaji i gjelbër ndihmon që ënjtja në trup të reduktohet.

Mungesë energjie- Bananet, konsumoni një banane në ditë. Banania është e pasur me potasium dhe magnezium që janë elementet kyçe për të prodhuar dhe ruajtur energjinë.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top