Përveç faktit që duhet të shkoj në palestër, në vend që të rri në një shtresë yoga, gjykimet e shumta më pengojnë të shkojë.
Djemtë që ushtrohen gjithmonë të shohin me bisht të syrit kur shkoj e kap të ngreh një shtangë që peshon 10 kile dhe u jap atyre një shtytje të plotfuqishme. Ata më shohin si të pashpresë në bërjen e muskujve të tricepsit, pastaj them me vete “të vazhdoj kështu apo të ushtrohem më fortë”.
Përgjigja që jap, me zë të lartë, ndërsa lë peshat afër këmbëve të tyre, është “nuk është puna juaj”.
Por gjykimi nuk përfundon vetëm me mënyrën se si ushtrohem, ose se si dieta ime e karbohidrateve dhe sheqerit, duhet të përdoret për pluhur proteinash dhe pule të thatë; ajo shtrihet dhe në atë se çfarë kam veshur në palestër.
Pse gratë priten të shkojnë në palestër njësoj sikur të dalin në mëngjes apo në darkë? Pse flokët duhet t’i mbajnë të krehur dhe fytyrën të lyer, si dhe një veshje të koordinuar dhe të përputhshme të stërvitjes që kushton më shumë se një muaj anëtarësimi në atë palestër? Pse duhet të veshin rroba sportive që duken sikur mund të vishen në një klub nate dhe pantallona yoga që kanë përmasat e duhura të modeleve për t’i bërë të duken mirë? Pse nuk mund të veshin çfarë të duan, ashtu si djemtë?
A keni vënë re se si duken djemtë kur shkojnë në palestër? Shumica e tyre duken sikur janë duke lypur “ju lutem dhuroni”, zgjedhin një koleksion të artikujve më të njollosur dhe të rrudhosur dhe i përdorin ato për një sesion pompash në palestër. Pantallona të shkurtra të tyre janë nga 10 apo më shumë vjet më parë me logot e shkollave të tyre të kaluara ose grupeve të të rinjve në to dhe bluza që duken sikur do të ishin më të mira si rroba pastrimi sesa si rroba të veshura në publik.
Por, kurrë, askush nuk i gjykon ata. Unë, nga ana tjetër, nuk kujdesem se cilat janë normat shoqërore kur është fjala për zgjedhjen e një veshje për të shkuar në palestër. Ndonjëherë unë vesh sytjena sportive, por ndonjëherë nuk e bëj. Ndonjëherë vesh pantallona yoga, por më shpesh kam veshur një palë pantallona të shkurtra që i kam marrë nga i dashuri im sepse nuk kam trajner në palestër që të më thotë së duhet te veshesh gjëra më të ngushta. Ndonjëherë shkoj me bluzën me të cilën kam punuar gjithë ditën.
Unë do të vesh atë që dua në palestër dhe do të qesh kur të më thonë se dukem qesharake. A ka palestra një kod veshje? Nëse është kështu, me kënaqësi nuk do të shkoj dhe do bëjë muskuj nga krevati im.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.