Studim

August 31, 2019 | 8:20

Mjaftojnë dy orë në natyrë, për t’i thënë lamtumirë ankthit dhe stresit

Zhytja në natyrë, thithja e ajrit të pastër dhe kontakti me pemë dhe bimë sjell përfitime të shkëlqyera shëndetësore, tashmë kjo është vërtetuar dhe nga shkenca. Sipas një studimi të fundit, në fakt, të kalosh dy orë në javë në kontakt me natyrën bën mirë për shëndetin fizik dhe emocional.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Exeter (Mbretëria e Bashkuar), përfshiu rreth 20 mijë njerëz, të cilët i vuri në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën për periudha prej 60 minutash. Rezultatet verifikuan që ata që kaluan 120 minuta në javë të zhytur në natyrë kishin rezultate më të mira për sa i përket mirëqenies mendore dhe fizike.

Përfitimet arritën majat në rastet kur kontakti me natyrën shkoi 4-5 orë në javë, jo në mënyrë të vazhdueshme. Kjo do të thotë se nëse ekspozimet bëhen çdo ditë prej 10 ose 60 minutash, rezultatet nuk ndryshojnë.

Studimi ka konfirmuar diçka që ishte e njohur prej kohësh: të kalosh kohë në natyrë bën mirë për trupin dhe mendjen dhe kjo gjë duhet të bëhet një zakon për të gjithë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top