A është e mundur që vetëm duke e parë, të kuptoni se partneri po ju mashtron? Një studim i ri ka treguar se femrat mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje.
Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, thotë Tracey Cox, ekspert i marrëdhënieve. Ja si duket mashtruesi seksual:
Është i gjatë
Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosteronit, prandaj seksi nuk sundon në jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.
Ka sy të larguar
Ekziston një lidhshmëri midis jobesnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen monotonia, prandaj kapin femrën e parë që u del përpara.
Vetullat e dendura
Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat e dendura hasen te personat me epsh të lartë seksual.
Flegrat e gjera të hundës
Personat me flegra të gjera të hundës kanë dëshirë të madhe seksuale dhe janë të prirë për seks bizar.
Flokët si të Hugh Grantit
Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë flokësh e kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.