Mirëqenie

August 27, 2019 | 9:30

Mjaltë dhe uthull: kombinimi që lehtëson artritin, ngërçet, forcon imunitetin dhe përmirëson gjumin

Kombinimi i uthullës së mollës dhe mjaltit është shumë i popullarizuar në të gjithë botën, dhe përdoret për shkak të vetive të tij të shumta. Të dy përbërësit janë përdorur për shekuj me radhë për vetitë e tyre antibakteriale dhe antimikrob.

Për më tepër, duke përdorur uthull molle organike dhe mjaltë, ju mund të shijoni përfitime edhe më të mëdha, duke marrë një ilaç të dobishëm për shumë raste, siç janë ato që rendisim më poshtë.

Artriti: Përzieni 250 ml ujë me 2 lugë mjaltë dhe 2 lugë uthull molle. Piheni një herë në ditë. Të dy përbërësit kanë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.

Kongjestioni dhe dhimbja e fytit: Përzieni 250 ml limonadë në temperaturën e dhomës me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë uthull molle dhe një majë luge pluhur djegës. Piheni çdo 3-4 orë për të lehtësuar simptomat.

Dhimbje barku: Përzieni 2 lugë uthull molle me 1 lugë gjelle mjaltë dhe merreni çdo natë para se të shkoni të flini.

Hipertensioni: Përzieni 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë mjaltë në një gotë ujë dhe pijeni para ngrënies ose esëll në mëngjes.

Pagjumësia: Të dy përbërësit, por mbi të gjitha mjalti, stimulojnë gjumin dhe ju ndihmojnë të flini më mirë. Përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në gjysmë gote mjaltë, dhe konsumoni dy lugë përpara se të shkoni për të fjetur.

Mbrojtëse: Përzieni 100 g mjaltë me 100 ml uthull molle dhe 4 thelpinj hudhër derisa të bëhet një pije homogjene. Konsumoni dy lugë në ditë, në mëngjes esëll. Ruajeni deri në 5 ditë në një kavanoz qelqi, në frigorifer.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top